Futboll Sport

LEWANDOWSKI NË TELASHE/ Polonia mund ta gjobisë për fshehje të ardhurash. Ja shkaku dhe detajet

Sipas gazetës së njohur gjermane “Spiegel”, Robert Levandovski rrezikon një gjobë milionaeuroshe. Kjo vjen pasi ish-menaxheri i tij polak, Cezari Kuharski, ka paditur sulmuesin e Bajernit të Mynihut. Sipas tij, lojtari dhe firma e tij “RL Manegment” kanë përfituar shuma të mëdha parash në mënyrë jo të ligjshme, të cilat i ka depozituar në një bankë në Poloni. Bëhet fjalë për 2.5 milionë euro të fshehura dhe të padeklaruara nga Roberti dhe gruaja e tij, Ana Levandovski.
z20902794AMP,Cezary-Kucharski-i-Robert-Lewandowski
Përveç akuzës së ish-agjentit, Leva do të përballej edhe me një padi civile nga shteti polak i cili në rast se vërteton këtë shkelje, mund ta gjobisë lojtarin me 9 milionë euro. Kjo manovër është kryer, sipas “Spiegel”-it, në vitin 2017. Ndërkohë, gazetarët e revistës së njohur gjermane kanë pyetur njerëz të afërt të lojtarit të Bajernit, i cili mësohet t’u ketë thënë njerëzve të tij se nuk mbante mend të ketë kryer një veprim të tillë dhe se gjithçka është e zbardhur në deklarimin e të ardhurave në shtetin gjerman.

Levandovski mendon se gjithçka është vetëm një keqkuptim dhe se shumë shpejt e vërteta do të dalë në pah. Ai vetë kurrë nuk ka pasur akses dhe dijeni në llogarinë bankare fantazmë, e cila fsheh ato 2.5 milionë euro të pretenduara nga ish-agjenti i tij, Cezari Kuharski, i cili pretendon të kundërtën e asaj që thotë sulmuesi i Bajernit të Mynihut.

Related posts

Shkëmbi: Ndryshimet taktike dhanë fryte, nuk më pëlqejnë lojtarët shumë të rëndësishëm

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Ndeshja e tretë titullar në 9 ditë, ja sa vrapon Ibrahimovic mesatarisht

Delo.autor

Vendimi i FIFA-s/ Ja çfarë ka bërë gruaja e Granit Xhakës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment