Futboll Premier League Sport

TRIUMFOJNË KAMPIONËT E ANGLISË/ Liverpool mposht “Topçinjtë” me përmbysje, Diogo Jota debuton me gol

Nga Chelsea te Arsenal, Liverpool mposht një tjetër skuadër londineze dhe fluturon në krye me pikë të plota. “The reds” triumfuan me rezultatin 3-1 me përmbysje ndaj “topçinjve” në një ndeshje të dominuar totalisht dhe morën fitoren e tretë në po kaq ndeshje.

Sfida nisi mjaft mirë për Liverpool, që mori menjëherë kontrollin e lojës dhe arriti të shkojë disa herë rrezikshëm në zonën e portës së mbrojtur nga gjermani Leno, por avantazhin fillimisht e gjeti Arsenal.

Pas një kundërsulmi të shpejtë të “topçinjve”, mbrojtësi Robertson ktheu gabimisht një top drejt portierit, duke ia dhuruar francezit Lacazette, i cili gjuajti me një kthesë të menjëhershme dhe dërgoi sferën në rrjetë, teksa kishin kaluar vetëm 25 minuta nga starti i takimit.

Reagimi i “the reds” ishte i menjëhershëm, pasi vetëm tre minuta më vonë, Muhamed Salah bëri gjithçka mirë nga krahu dhe hyri në zonë e gjuajti drejt portës, aty ku Leno grushtoi, por topi shkoi në këmbët e Mane, që me portën e boshatisur e pati të lehtë të rikthejë baraspeshën.

Në minutën e 34-t, pas një krosimi të ardhur nga Alexander-Arnold, mbrojtësi Robertson mori bukur topin brenda zonës dhe me një qetësi për t’u admiruar, arriti të mposhtë për herë të dytë portierin Leno, duke shlyer gabimin e bërë më herët dhe duke i dhënë avantazhin Liverpoolit.

Pjesa e dytë ishte gjithashtu me ritëm mjaft të lartë dhe raste të shumta për të dy skuadrat, ndërsa rezultatin e sfidës e vendosi blerja më e re e Liverpoolit, Diogo Jota, i cili debutoi me një gol të shënuar në minutën e 88′.

Kështu “the reds” konfirmohen sërish si pretendentja kryesore pēr titullin kampion, pasi ka marrë pikët e plota në 3 javët e para, ndonëse shorti nuk ka qenë bujar pasi e ka vendosur përballë skuadrave si Chelsea e Arsenal

Related posts

JUVENTUS-ATLETICO MADRID/ Luhet përballja miqësore mes dy “TITANËVE”, masin forcat para sezonit të ri

Delo.autor

AUTOGOLI I RRALLË/ Mbrojtësi SERB i Olimpiakosit BOMBARDON PORTËN (VIDEO)

Isa.Autor

TRIUMFOJNË NË “ALLIANZ STADIUM”/ Dyshja Ronaldo-De Ligt mposht Fiorentinën dhe qëndrojnë në krye

Delo.autor

Leave a Comment