Futboll Kombëtarja Sport

LOJTARI I SHQIPËRISË NË KARANTINË/ Media pranë klubit holandez: Janë infektuar me COVID-19 dy shokët e tij të kombëtares

Klubi holandez i Tuentes ka vendosur në izolim lojtarin e tij Lindon Selahin. Pasi ditën e djeshme klubi danez Velje konfirmoi se futbollisti i Shqipërisë Ylber Ramadani është infektuar me koronavirus gjatë udhëtimit për t’iu bashkuar kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, tekniku Ron Jans nuk e ka grumbulluar mesfushorin Selahi për ndeshjen e djeshme me Fortuna Sitardin.

selahi
Por, ajo çfarë befason më tepër është se media pranë klubit holandez “twenteinsite.nl” raporton se te Shqipëria janë infektuar dy lojtarë gjatë grumbullimit.

21-vjeçari Selahi ishte thirrur nga trajneri Edi Reja për ndeshjet me Bjellorusinë (0-2) dhe Lituaninë (0-1). Sipas medias në fjalë, lojtari ka rezultuar negativ në testin për koronavirusin dhe nëse nuk shfaq simptoma, mund t’i bashkohet që nesër ekipit në stërvitje.

1111111111111

222222222

Related posts

ZYRTARE/ Sulmuesi shqiptar mbyll aventurën me ekipin kroat, do të transferohet tek klubi…

Delo.autor

“EKIPIT I MUNGOI BINDJA”/ Legjenda argjentinase kritikon Spanjën dhe i thur elozhe Italisë

Delo.autor

“NUK KAM VENDOSUR PËR TË ARDHMEN”/ Coman: Nuk përjashtoj mundësinë që…

Delo.autor

Leave a Comment