Boks Sport Të tjera

FERMË 16 HEKTARËSHE/ Mike Tyson bëhet milioner duke kultivuar marijuanë (FOTO)

Mike Tyson, një legjendë e gjallë e boksit, njihet prej disa vitesh edhe për rolin si biznesmen i suksesshëm i kanabisit, një aktivitet me të cilin vendosi të merrej më 2018, kur filloi ndërtimin e një ferme të dedikuar 16 hektarëshe në Kaliforni, ekskluzivisht për kultivimin e marijuanës mjekësore.

E vërteta është se përpjekja e tij në këtë sektor të veçantë ka qenë një triumf profesional për të. Mediat amerikane publikuan këto ditë një fakt surprizues: ferma e tij, e quajtur “Tyson Ranch”, arkëton më shumë se 500.000 dollarë (rreth 411.000 euro) në muaj nga shitja e marijuanës. Një shifër astronomike që kontribuon jashtëzakonisht shumë për të rritur pasurinë e ish-kampionin të boksit.

Kundërpika e këtyre fitimeve, megjithatë gjendet në shpenzimet që vetë Tyson rregullisht ka si konsumues i vetë substancës që rrit. Në një deklaratë të bërë në vitin 2019, Mike Tyson pranoi se kanabisin e pi si duhan, së bashku me partneren e tij, Eben Britton, duke shpenzuar rreth 40.000 dollarë çdo muaj.

Në çdo rast, përfitimet që biznesi i ofron janë të pamohueshme. Duhet të mbahet mend që, pavarësisht nga fakti se gjatë karrierës së tij profesionale, Tyson arriti t’i mbushte arkat në maksimum (vlerësohet se paratë që mori për 56 luftimet zyrtare të boksit kapën shifrën stratosferike prej 584 milionë dollarë), në vitin 2003 deklaroi falimentimin, pasi e shpërdoroi pasurinë e tij.

Sot, ish-boksieri i famshëm është i kënaqur me biznesin e tij dhe nuk kursehet të tregojë dashurinë për produktin në çdo rast. Është e zakonshme që ai të pijë cigare me kanabis gjatë intervistave me mediat (vërejmë se në disa shtete të vendit të Amerikës së Veriut, Kalifornia midis tyre, konsumi është i ligjshëm).

Related posts

Klasifikimi në Grupin D/ Gjithçka e hapur për Argjentinën, Nigerinë dhe Islandën

Sadik.Autor

NUK E NDOQËN DOT NGA AFËR RONALDON/ Dy tifozë marrin dëmshpërblim një shumë prej…

Delo.autor

KRIJIMI I SUPER LEAGUE/ Mbrojtësi Pique feston për dështimin e Perez, tenisti francez e fundos

Delo.autor

Leave a Comment