Futboll La Liga Sport

MERR VENDIMIN PËRFUNDIMTAR/ Barcelona “vulos” fatin e ​​Suarez dhe Vidal

Dy sinjale të forta merkatoje vijnë direkt nga Barcelona, ​​ku trajneri Ronald Koeman ka përjashtuar nga lista e skuadrës së tij për miqësoren kundër Nastic Tarragona dy futbollistë titullarë në sezonin e kaluar; Luis Suarez dhe Arturo Vidal. Ata konfirmohen përfundimisht jashtë projektit të hollandezit, pavarësisht se së fundi u përfol për një ndryshim kursi në raport me 33-vjeçarin uruguajan.

Bëhet plotësisht se qartë se dy lojtarët në fjalë nuk llogariten më nga klubi blaugrana. Suarez ka qenë në vëmendjen e Juventusit për javë me radhë, sepse shihet si përforcimi i madh në repartin ofensiv të Andrea Pirlos, në vend të Gonzalo Higuain. Nga ana tjetër, mesfushori kilian ka qenë prej kohësh i lidhur me Interin e Antonio Contes, me “sponsorizimin” e fortë të këtij të fundit.
Në listën e Koeman për këtë miqësore, që do të jetë edhe ndeshja e parë (jozyrtare) e tij në stolin e barcelonës, figuron Leo Messi, pavarësisht se iu bashkua stërvitjeve pas të tjerëve.

Related posts

RONALDO I RI/ Gelson bëri më shumë driblime në 18 minuta se e gjithë skuadra e Valencias

Isa.Autor

S’flitet për futboll, lojtari i Vllaznisë kërcënohet me jetë

Q.Autor

ZBULON PLANET PËR TË ARDHMEN/ Mesfushori Shaqiri: Dua të luaj akoma edhe shumë, më pas…

Delo.autor

Leave a Comment