Futboll Shqipëri Sport

MESFUSHORI DREJT LARGIMIT NGA DANIMARKA/ Ramadani një hap larg kalimit në elitën e futbollit belg

Merkatoja në kulmin e saj dhe një tjetër prej kuqezinjve drejt një destinacioni të ri, është mesfushori Ylber Ramadani. Futbollisti i Vejles në Danimarkë mësohet se po negocion për transferimin e tij.

“Panorama Sport” ka mësuar se lojtari është drejt arritjes së akordit me skuadrën e Ualsand Beveren në elitën e futbollit belg. Pasi futbollisti ka një dakordësi me këtë skuadër, tashmë janë dy klubet që po negociojnë për këtë transferim të mundshëm.

Për Ramadanin, skuadra të interesuara për momentin janë edhe AEK i Athinës si dhe skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Pritet nëse bisedimet me ekipin belg do të finalizohen me sukses.

Related posts

KUALIFIKIMI MADHËSHTOR I TIRANËS/ Presidenti Halili: Tifozët do të jenë në Rinas për të na pritur, ja kujt ia dedikojmë…

Delo.autor

“ALL STAR GAME”/ LeBron James “refuzon” fanellën e Kobe, ja numri që do të mbajë

Delo.autor

NDALET INTER NË “SAN SIRO”/ “Zikaltërit” dhe Roma ndajnë pikët, rrezikon kreun

Delo.autor

Leave a Comment