Futboll Ligue 1

MESAZH PËR NEYMAR/ Dani Alves: Ka vetëm një mënyrë për të luftuar urrejtjen

Po shkakton shumë diskutime Neymar pas akuzave të bëra kundrejt Alvaro Gonzalez të Marseille.

Sipas O’Ney, gjatë ndeshjes së PSG-së kundër OM, kundërshtari ka përdorur fyerje raciste ndaj tij. Por i vetmi ndëshkim është marrë kundër sulmuesit parisien, i ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri për reagimin e tij.

Në rrjetet sociale, mes të parëve që ka dalë në mbështetje të Neymar ka qenë Dani Alves, i cili shkruar:

“Në sport, ashtu si në jetë, jemi aty për të respektuar njerëzit, për të ndikuar në mënyrë pozitive në jetët e tyre dhe nuk ka hapësirë për njerëz që shprehin urrejtje dhe racizëm”.

“Mos u drejto nga urrejtja vëllai im. Të uroj të kesh gjithmonë paqe dhe mirësi. Atë që ke ti në shpirt. Dashuria është mënyra e vetme për të luftuar urrejtjen, edhe pse lëndon përkohësisht natyrën tonë! Të dua vëllai im”.

Related posts

PORTIERI REKORDMEN I CHELSEA/ 72 milionë paund nuk janë asgjë, DE GEA nuk më…

Isa.Autor

Historia Leo Messi-Andres Iniesta, “divorc” pas 14 vjetësh dhe 64 titujsh

Sadik.Autor

ITALI-SPANJË/ Roberto Mancini dhe Luis Enrique, zotërinjtë e fiksuar me kontrollin e topit

Delo.autor

Leave a Comment