Futboll La Liga Sport

MESSI SHMANGU… “TËRMETIN”/ Ylli i Barcelonës “shpëton” katalanasit dhe La Ligën

Qëndrimi i Lionel Mesit te Barcelona duhet të lexohet përtej aspektit sportiv. Vendimi i tij për të vazhduar ende në Katalonjë i ka bërë edhe punëtorët e departamentit të marketingut që të marrin frymë të qetë, të paktën edhe për këtë vit. Shumë aspekte ekonomike te skuadra e Barcelonës janë të lidhura në mënyrë direkte apo indirekte me sulmuesin argjentinas. Kontratat e publicitetit, shitjet e fanellave, prezenca e turistëve, vizitat në muze…
Mesi
Gazeta “MARCA” ka marrë mendimin e disa ekspertëve: Rajde Luis Baez, David Serrahima dhe Karlos Kanto, të cilët kanë analizuar aspektet e qëndrimit të tij, por edhe të një largimi të mundshëm. Për Karlos Kanton, tifozët e Barcelonës nuk varen nga prezenca e Leo Mesit dhe tifozët e rinj që i sjell skuadrës janë nga 3% deri në 5%. Diçka minimale. Krejt ndryshe është historia kur flitet për biletat, fushën e lojës dhe muzeun. Mesi ka një ndikim direkt këtu. “Në nivelin e biletave ka një pjesë të tifozëve që janë turistë dhe paguajnë 200 ose 300 euro për të parë lojtarin më të mirë në botë. Afro 10% e tifozëve vijnë te Barcelona pikërisht për të parë Leo Mesin. Qëndrimi i tij ndikon edhe për qytetin”, tha Kanto.

SHMANG HUMBJET

Për David Serrahinën, të ardhurat e Barcelonës në ditën e ndeshjes janë të mëdha. “Duke lënë mënjanë situatën e shkaktuar nga virusi, në kushte normale, tifozët vijnë për të parë më të mirët në botë dhe pavarësisht nëse është apo jo Mesi, impakti i shitjes së biletave është i madh. Unë do ta shihja pak në aspektin e talenteve. Akademia e Barçës bëhet më interesante kur është Mesi. Një fëmijë dëshiron më shumë të jetë aty. Marka e Barcelonës është e rëndësishme, por me Leon forcohet akoma më shumë”, thotë eksperti. Luis Baez e përqendron argumentin e tij te shitja e fanellave. “Duhet ta llogarisim këtë fakt. Mesi shet shumë fanella dhe i jep klubit miliona euro. Kjo është një shumë parash që nuk mund të vijë lehtësisht”, tha ai.

KUR TË LARGOHET
mesi dejvsw
Nëse për momentin Barcelona është e qetë, sigurisht që duhet t’i bëjë mirë llogaritë kur të largohet Mesi. Ekspertët parashikojnë një rënie të frikshme të të ardhurave. “Imagjinoj momentin kur Mesi të largohet nga Barcelona. Vetë lojtari dhe klubi kanë kontrata të shumta dhe ditën që do të largohet, mendoj se vlera e klubit do të bjerë deri në 30%”, tha Baez.
La-Liga-Logo
La Liga- Ekspertët e ekonomisë mendojnë njësoj kur flasin për La Ligën. Ata thonë se humbjet për kampionatin nuk do të ishin të mëdha. “La Liga është një markë përtej Leo Mesit. Mund të kishte pak ndikim, por futbolli është sport kolektiv. Humbjet për shembull janë kur në Lojërat Olimpike mungon Bolt apo Felps. Humbje ka kur Federer nuk është në Uimbëlldon, por jo kur Mesi ikën nga La Liga”, thotë Kanto. Ata theksojnë se nga qëndrimi i tij përfitoi Barcelona, por edhe lojtari.

Related posts

Korcarët shokojnë Teutën, Xhejms barazon në minutat e fundit

Q.Autor

CR7 “FENOMENAL” NË NATIONS LEAGUE/ Ronaldo “eklipson” Zvicrën me tripletë dhe futet në histori

Delo.autor

“ASKUSH NUK DO T’JA DIJË…”/ Guardiola i keqardhur për Lampardin: Do ta ftoj për darkë

Delo.autor

Leave a Comment