Futboll La Liga Sport

NDEZ SFIDËN ME BARCELONËN/ Portieri Courtois: Kjo është ajo që duam

Thibaut Courtois, pasi është shëruar nga Covid-19, i ka lëshuar sfidën rivalëve spanjollë.

Portieri belg ka folur për Mundo Deportivo-n në prag të fillimit të sezonit të ti, duke deklaruar se Real Madrid është më gati se kurrë që të mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar.

“Viti i fundit ka qenë pak më ndryshe, natyrisht. Ka qenë një verë e shkurtër, por intensive. Jemi stërvitur mirë dhe jemi në formë shumë të mirë për fillimin e La Liga-s”, ka thënë Courtois.

“Personalisht ndihem shumë mirë, shumë në formë dhe me dëshirën për të vazhduar përpara pas fundit të sezonit të kaluar. Duam të fitojmë gjithçka, kjo është ajo që duhet bërë te Real Madrid”.

“Duhet të kërkosh të fitosh çdo trofe për të cilin luan, objektivi është të luftosh për të fituar sa më shumë torfe të jetë e mundur që në këtë sezon”.

Një sfidë e hapur për Barcelona-n nga ylli i Los Blancos.

Related posts

(VIDEO) Suarez kap shifrën e 400 golave, shihni 10 golat më të bukur të uruguajanit

Q.Autor

NUK DO RIKTHIMIN TEK KLUBI “BARDHEBLU”/ Sulmuesi Ngoo”Shpërthen”: Tek Tirana ushqejnë k*rvat me…

Delo.autor

Mirabelli flet për Andre Silva dhe Falcao, i hap derën yllit të PSG-së

Sadik.Autor

Leave a Comment