Futboll Seria A Sport

“NE JEMI GATI PËR SEZONIN E RI”/ Conte: Marrëveshje totale me klubin për merkaton. Ka pasur edhe ngritje tonesh por…

Antonio Konte pranon se Interi është gati për sezonin e ri. Zikaltërit sezonin e kaluar e mbyllën kampionatin vetëm një pikë pas Juventusit që u shpall kampion.

“Ne kemi punuar mjaft mirë dhe jam i mahnitur me këto tre javë që jemi përgatitur për sezonin e ri. Jam i lumtur me dëshirën që kanë treguar lojtarët. Ne jemi gati për sezonin e ri. Do të jetë një kampionat shumë i vështirë në të gjitha aspektet. Ne gjithmonë do përpiqemi të japim më të mirën. Përsa i përket eksperiencës, Vidal dhe Kolarov mund ta sjellin atë. Hakimi është 21-vjeç dhe do jetë një lojtar shumë i rëndësishëm. Jemi në marrëveshje totale me klubin përsa i përket merkatos. Nuk do flisja për keqkuptime. Ka pasur krahasime, këndvështrime të ndryshme dhe ndonjëherë edhe ngritje tonesh, por mendoj se në një famile të gjithë duhet të paraqesin arsyet dhe mendimet e tyre.

Ka pasur gjithmonë besim nga ata që punojnë në klub. Ne jemi gati për sezonin e ri edhe pse e dimë se do jetë një kampionat më i vështirë se ai i vitit të kaluar, por ne do jemi gati”.

Related posts

SHQIPËRI-POLONI/ Salihi: Broja si alternativë? Shpresojmë të funksionojë sërish nga stoli, por…

Delo.autor

VERONA-MILAN/ “Kuqezinjtë” me mungesa të mëdha në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

RISIA E LISTËS SË REJËS/ Mbrojtësi i Tiranës merr ftesë nga Kombëtarja

Delo.autor

Leave a Comment