Futboll Kategoria Superiore Sport

5 GOLA NË DY NDESHJET E FUNDIT/ Ernest Muçi: Ia dalim me Jang Bojsin, Shqipëria e gjitha me ne…

Ernest Muçi është njeri i momentit te Tirana. Në dy ndeshjet e fundit ka shënuar 5 gola, duke shtuar edhe rrjetën me Vllazninë, golat e tij shkojnë në gjashtë. Për “Panorama Sport”, sulmuesi kryesor i bardhebluve është i bindur që Tirana ia del në Zvicër në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij sportive.

Muçi, në dy ndeshjet e fundit ka shënuar pesë gola. Një statistikë që nuk është për t’u flakur. Përkundrazi…
Jam shumë i lumtur që po gjej këto ndeshje rrugën e golit dhe për këtë duhet të falënderoj gjithë skuadrën. Janë gola që të japin zemër, që të rrisin për ndeshjet zyrtare. Normalisht që sulmuesi qetësohet kur shënon dhe për këtë më bëhet qejfi.

Si e shihni skuadrën këto ditë përgatiteni para sfidës së “play off”-it në Europa League?
Ekipi po funksionon shumë mirë. Dalim shumë mirë nga mbrojtja për të kryer manovrën sulmuese. Këto ndeshje miqësore e kemi njohur veten më shumë dhe jemi gati për ndeshjen javës tjetër.

Në disa takime keni luajtur keq. Gjithsesi, tri miqësoret e fundit i keni fituar…
Skuadrën e shoh të kolauduar. Ekipi është në formë shumë të mirë. Jemi të mobilizuar së bashku dhe e njohim tashmë lojën e secilit, paçka se ka pasur shumë ardhje të reja në ekip.

Çfarë duhet të bëjë Tirana që të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League?
Ne duhet të marrim shembull ndeshjet e fundit të Europës. Si lojë kemi luajtur shumë mirë në dy sfidat e Europës. Kemi dhënë atë që kemi pasur dhe besoj se do të bëjmë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e ardhshme.

Ia dilni dot të kaloni skuadrën zvicerane, pasi duhet që do të luani në fushën e tyre?
Tirana shkon në Zvicër për të fituar dhe për t’u kualifikuar. Kemi besim shumë të madh. Besoj se të gjithë presin gjëra të mëdha nga ne. Po kështu jam i bindur se gjithë Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë me ne duke na mbështetur. Jemi gati për të bërë të pamundurën dhe të shkojmë në grupe.

Related posts

GATUSSO BËHET “I GUXIMSHMËM”/ Sekreti është Paqueta (SKEMA)

F.autor

LA KOMBËTAREN PËR ITALINË/ Babai i portierit shkodran: Im bir, më mirë rezervë te Italia sesa te Shqipëria

Isa.Autor

“Faji i Mourinhos, nëse Pogba largohet nga Manchester United”

Q.Autor

Leave a Comment