Sport Të tjera

SKANDAL/ Rezultoi pozitiv në testin antidoping, pezullohet një tjetër peshngritës shqiptar…

Peshëngritësi Endri Karina rezulton pozitiv në testin antidoping për Lojërat Olimpike Londër 2012. Karina ka rezultuar pozitiv pas testimit të bërë në një prej mostrave të urinës që i janë marrë gjatë aktivitetit në vitin 2012.

Në testin e parë që iu bë sportistit, ai nuk rezultoi pozitiv. Por, pas kontrollit të mostrës së dytë, ai ka rezultuar pozitiv, 7 vite pas organizimit të garës. Tashmë ai është futur në listën e gjatë të sportistëve me doping në 2012-ën. Karina garoi në kategorinë 94 kg asokohe, duke u renditur në vendin e 14-të, por pasi 7 sportistë të tjerë kishin rezultuar pozitiv me doping, Endri u rendit në vendin e 7-të.

Endri Karina bëhet lojtari i tetë që rezulton me doping në kategorinë 94 kg në Lojërat Olimpike Londër 2012. Peshëngritësi shqiptar është pezulluar nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ndërsa Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, do të vendosë më vonë për masat e mëtejshme.

Related posts

LËSHON SINJAL PËR EDY REJAN/ Lojtari shqiptar shënon super gol në Slloveni, ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

“NDËRTUAM NJË STADIUM TË BUKUR PËR 3 VJET”/ Flet arkitekti i “Air Albania”: Mënyra më e mirë në Shqipëri, është…

Delo.autor

RIKTHIM PAS DY VITESH ME GOL TEK SKËNDERBEU/ Mbrojtësi Jashanica: Ia dedikoj familjes time për vuajtjet që…

Delo.autor

Leave a Comment