Futboll Seria A Sport

NGA “GARDIANI” TEK “XHOLI”/ Revolucioni me Conten tek skuadra e Interit, në një vit “anuloi” Spallettin

Në 13 muaj, Antonio Konte ka promovuar një ndryshim radikal në nivel emrash, skemash dhe mentaliteti. Një përmbysje në kuptim të plotë që, në harkun e dy seksioneve e gjysmë merkatoje, ka imponuar plot shtatë fytyra të reja në formacionin titullar. Nga “garda e vjetër” e vitit të fundit të Spaletit kanë mbetur vetëm pesë: Handanoviç, De Vraj, Lautaro, Shkriniar dhe Brozoviç, por kroati është jashtë projektit dhe, me përjashtim të surprizave, do të largohet shpejt nga Milanoja. Themelet e projektit të vjetër i përkasin së kaluarës, me një rritje të madhe të vlerës së skuadrës dhe të nivelit teknik.

iNTER

GARDIANI – Handanoviç mbetet një siguri, një nga urat lidhëse mes menaxhimit të vjetër dhe të ri. Për Konten nuk ka qenë asnjëherë në diskutim (madje së fundmi rinovoi deri në 2022-shin) dhe, në moshën 36 vjeç, mbetet një element thelbësor i formacionit që do të tentojë të heqë titullin nga fanella e Juventusit.

FYTYRË E RE – Hakimi ka qenë deri tani goditja e një merkatoje që do të kryhet përmes shumë vështirësish, shkak edhe kriza financiare e shkaktuar nga pandemia. Më shumë se 40 milionët e paguar Realit të Madridit certifikojnë ambiciet e drejtuesve, që kanë vendosur në gatishmëri të Kontes një talent të nivelit ndërkombëtar. Korsia e djathtë do të jetë kompetencë e tij e plotë dhe dalja e parë sezonale kundër Luganos dha një provë të asaj që marokeni do të mund të ofrojë në terma sasie dhe cilësie edhe në fazën sulmuese.

LIDERI – De Vraj është konfirmuar ai lider mbrojtës mbi të cilin kishte vënë bast Spaleti. Me Konten rezultoi dashuri me shikim të parë dhe holandezi është treguar gjithmonë në lartësi edhe të vendosjes së re në fushë. Prapavija zikaltër e sezonit të ardhshëm do të drejtohet sërish nga ai, për të konsoliduar një shtyllë kurrizore që ka dhënë garanci të mëdha edhe për të ardhmen.

MBUROJË – Mes sigurive është edhe Shkriniar, pavarësisht sezonit të kaluar të shënuar mes ulje-ngritjeve. Për një periudhë të shkurtër ra në hierarkitë e Kontes në avantazh të Godinit dhe Bastonit, shkak edhe e përshtatjes së vështirë me skemën e re. Megjithatë, askush nuk ka vendosur në diskutim rëndësinë dhe vlerat. Me përjashtim të surprizave të diktuara, mbi të gjitha nga arsye financiare, sllovaku me kontratën në skadencë në 2023-shin do të mbetet një pikë fikse edhe në sezonin e ardhshëm.

FBL-EUR-C1-INTER-TRAINING

GARANCIA – I afruari i fundit i jep energji të re dhe një bagazh eksperience përgjatë korsisë së majtë: Kolarov u transferua nga Roma për t’i garantuar Kontes atë dozë shtyse dhe cinizmi që mungoi gjatë sezonit të kaluar. Me të në skuadër krahu i majtë mendohet të ketë gjetur një padron pas eksperimenteve të vitit të kaluar.

PREMTIMI – Bastonit iu desh vetëm një vit për të nisur “fluturimin” dhe për të garantuar një të ardhme në plan të parë në mbrojtjen zikaltër të së ardhmes. Sezoni i kaluar me Konten, i pari si zikaltër, shërbeu për të koleksionuar plot 33 ndeshje mes kampionatit dhe kupave, nga të cilat 28 si titullar. Në moshën 21 vjeç ka bindur plotësisht, si nga pikëpamja teknike po ashtu edhe karakteriale. Pasi fitoi eksperiencë te Parma dhe Atalanta, i dha Kontes garancitë e duhura duke shfaqur marzhe të mëdha rritjeje.

MOTOR – Pas një sezoni nën urdhrat e Kontes, Barela mori në kontroll mesfushën zikaltër duke ngjitur edhe hierarkitë në kombëtare. Dinamizmi i garantuar nga mesfushori italian shërbeu për të mbajtur impiantin e lojës së trajnerit leçez, që falë Barelës gjeti ekuilibrin e nevojshëm në mesfushë. Tek Interi i ri mbetet një pikë kyçe.

E PANJOHURA – Pikëpyetja më e madhe është Eriksen, të cilin Konte e sheh të vështirë të përshtatet. Pasi zbarkoi në Milano në fund të janarit për 20 milionë, danezi ka grumbulluar diçka më shumë se 1000 minuta mes kampionatit dhe kupave, me vetëm 11 paraqitje si titullar. E ardhmja mbetet e panjohur, por në planet e Kontes vazhdon të mbajë një rol si aktor dytësor.

lukaku-barella-inter

XHEVAHIRI – Lautaro është një nga të mbeturit e fundit të Interit të Spaletit, me të cilin, megjithatë, nuk është ende titullar fiks. Me Konten u pa shpërthimi përfundimtar dhe do të drejtojë sërish ai sulmin për sezonin e ardhshëm. Pavarësisht sirenave të vazhdueshme nga Barcelona, argjentinasi përfaqëson një pikë fikse, majën e diamantit të një sulmi që mbylli sezonin e kaluar me shifra rekord.

KORACIER – I transferuar një vit më parë, Lukaku fitoi zemrat e të gjithëve në harkun e pak kohëve. 65 milionët e paguar Mançester Junajtidit janë justifikuar plotësisht nga 34 golat e realizuar në 51 ndeshje, pa llogaritur punën e kryer për shokët e skuadrës (Lautaro mbi të gjithë) dhe për zhvillimin e manovrës. Si Handanoviç, De Vraj, Lautaro dhe Barela, edhe ai përfaqëson një pikë fikse për Konten. Krosimet e Hakimit premtojnë se do të shtohet rrezikshmëria në zonë.

XHOLI – Ardhja e Hakimit ul në mënyrë të pashmangshme hapësirën në gatishmëri të D’Ambrozios, që mbetet megjithatë një nga konstantet e pakta krahasuar me ciklin e vjetër. Ishte në fushë që nga dalja e parë e Spaletit, po ashtu si në ndeshjen e fundit zyrtare të sezonit të kaluar kundër Sevijes. Fitoi besimin e Kontes falë angazhimit dhe sakrificës. Pavarësisht se vështirë që do të ketë një rol kryesor sezonin e ardhshëm, përfaqëson megjithatë një alternativë të çmuar.

Related posts

NAPOLI-LILLE/ Akord “zotërinjsh” mbi mbrojtësin brazilian! Klubi francez refuzon Everton

Delo.autor

MANIPULIMET/ UEFA dënon Luftëtarin për trukime, presidenti e pranon vetë

Delo.autor

Quhet “snus” dhe po trondit botën e futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment