Futboll La Liga Sport

NGA PORTA TEK SULMI/ Të skarcuar nga Barcelona dhe Reali, bëhen dy skuadra yjesh

Barcelona dhe Reali i Madridit gjithmonë janë karakterizuar nga transferimi i lojtarëve të mëdhenj çdo verë, por dy ekipet më të mëdha të Spanjës nuk bëjnë vetëm afrime.

Të bujshme janë edhe largimet. Disa prej tyre largohen sepse rendimenti nuk ka qenë i duhuri, të tjerë sepse nuk pëlqehen nga trajnerët, por edhe të rinj që janë në kërkim të minutave. Në merkaton e fundit u larguan dy nga lojtarët më të rëndësishëm, si Luis Suarez dhe Garet Bejl.

U transferuan në këto skuadra si yje, por në sezonin e ardhshëm nuk do të jenë më. Por, këta futbollistë thjesht udhëheqin një listë të gjatë të lojtarëve të njohur si Rakitiç, Hakimi, Semedo, Reguilon, Artur Melo, Sebajos, Vidal dhe Hames Rodrigez. Ka shumë emra që mund të formojnë dy ose më shumë skuadra, të cilat do të ishin spektakolare dhe shumë të forta.

NË PORTË – Si Reali dhe Barcelona i ndryshuan portierët e tyre. Për momentin kanë Kurtuanë dhe Ter Shtegenin, por në vitet e fundit janë larguar Kejlor Navas dhe Areola. Ky i fundit u rikthye sërish në Francë, por do të huazohet sërish. Një tjetër portier që do të largohet është Lukas Zidan. Në radhët e Barcelonës u bë një shkëmbim mes Netos dhe Silesenit.

MBROJTËSIT – Linja e qendërmbrojtësve është ajo që është prekur më shumë gjatë këtyre viteve në dy skuadrat. Reali dhe Barcelona thuajse luajnë prej vitesh me të njëjtit, si Ramos dhe Varan. Nga ana tjetër Pike ka pasur në krahun e tij Umtitin dhe Lenglenë. Largimi i fundit është ai i Havi Hernandezit, ndërsa Vajeho u huazua te Granada.

Te Barcelona është larguar Vermalen, i cili aktualisht aktivizohet me Visel Koben. Sa u përket lojtarëve të krahut, largimet kanë qenë të shumta, sidomos këtë verë. Në fillimin e merkatos ishte Ashraf Hakimi, i cili u transferua tek Interi. Serxho Reguilon gjithashtu ishte i huazuar te Sevija, por vendosi të shkonte te Totenhemi. Në radhët e Barcelonës u largua Nelson Semedo, por kësaj liste duhet t’i shtojmë edhe Teo Hernandezin, i cili është pjesë e Milanit.

MESFUSHORËT – Ky është reparti ku mund të gjejmë shumë emra në listë. Vetëm në këtë verë nga Barcelona u larguan lojtarë si Artur Melo, Kukureja, Rakitiç, Vidal apo Arda Turan. Nga Reali i Madridit u larguan Oskar Rodrigez dhe Hames Rodrigez. Nëse do të shtojmë edhe futbollistët e larguar vitin e kaluar, lista bëhet e gjatë. Andre Gomesh dhe Denis Suarez lanë skuadrën katalanase, ndërsa nga madrienët u larguan Jorente dhe Kovaçit. Disa të tjerë janë huazuar si Dani Sebajos, Kubo dhe Brahim Diaz.

SULMUESIT – Në repartin e avancuar, largimet e Garet Bejlit dhe Luis Suarezit uk kanë qenë të vetmit. Nga Barcelona është larguar edhe Karles Perez. Spanjolli që nga janari është pjesë e Romës, ndërsa vitin e kaluar ikën Alkaser dhe Malkom.

Sa i pëket Realit, janë larguar Alberto Soro, Dani Gomez, Horge Frutos dhe Raul De Tomas. Me këta lojtarë të larguar mund të formohen dy formacione që gazeta “MARCA” i ndan në formacionin e Bejlit dhe të Suarezit.

Ekipi i Bejlit: Navas, Reguilon, Havi Sançez, Vermalen, Semedo, Rakitiç, Jorente, Vidal, Hames, Alkaser, Bejl.

eKIPI I BEJL

Ekipi i Suarezit: Silesen, Teo, Vajeho, Vermalen, Hakimi, Artur, Kovaçic, Sebajos, Kukureja, Suarez dhe Raul de Tomas. Cila skuadër do të fitonte?

eKIPI I SUAREZ

Related posts

SFIDA NDAJ FIORENTINËS/ Gatusso merr lajmin e keq, titullari infektohet me koronavirus. Ja emri…

Delo.autor

PO MAHNIT RRJETIN/ Shihni sesi një djalosh brazilian “vallëzon” me topin (VIDEO)

F.autor

Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane

Q.Autor

Leave a Comment