Futboll Seria A Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Nainggolan ofertë nga Turqia, Inter ia ofron rivalëve!

Galatasaray ka kërkuar informacione tek Interi për mesfushorin Radja Nainggolan. Turqit duan të huazojnë për një vit “Ninxhan”, pasi ky i fundit nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

Drejtuesit e Interit nuk janë dakord që ta huazojnë sërish, pasi duan ta shesin atë përfundimisht. 18 milionë është vlera që zikaltrit duan të përfitojnë për ish-lojtarin e Romës.

Cagliari nga krahu tjetër nuk ka hequr dorë nga futbollisti. Presidenti Giulini po punon që të rikthejë në skuadrën Nainggolan, pasi huazimi i sezonit të kaluar doli i suksesshëm.

Related posts

NË ANGLI ZBARDHIN DETAJE/ Dy pista për Mbappe, “gjeli” më i famshëm vendos kushte

Delo.autor

FESTË TEK INTERI/ Zikaltrit pranë goditjes së dyfishtë, arrin akordin me…

Isa.Autor

DY “JASHTËTOKËSORËT” NË NJË SKUADËR? Ja propozimi i “çmendur” që bën David Beckham

Delo.autor

Leave a Comment