Futboll Seria A Sport

RINOVIMI ME “DJALLIN”/ Kërkesa të frikshme për Donnarumman, Raiola tremb Milanin!

Milani do të rinovojë kontratën me Gianluigi Donnarumman, pasi ajo ekzistuesja i skadon në qershorin e 2021. Ekipi italian nuk dëshiron që ta humbasë me parametra zero liderin e tyre dhe duan të rinovojnë.

Bisedimet pritet të jenë shumë të vështira, pasi në mes të tyre është agjenti Mino Raiola. Ky i fundit njihet për komisionet e tij të mëdha dhe bisedimet mjaft të vështira.

Ai u ka kërkuar drejtuesve të Milanit 10 milionë euro në vit për portierin. Kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të shkojnë më shumë se 6 milion, siç e ka, plus 1 milion euro bonus për Champions League. Situata nuk duket aspak shpresëdhënëse për portierin.

Related posts

Bashkëshortja e gjyqtarit të finales, një “bombë shpërthyese” (FOTO)

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Granada realizon dy gola në 10 minuta ndaj Teutës. Soldado shkruan historinë në Durrës (VIDEO)

Delo.autor

“AZZURRËT” TRIUMFOJNË ME VUAJTJE/ Bonucci dhe Belotti i japin fitoren ndaj Armenisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment