Futboll Premier League Sport

NUK DORËZOHET/ Manchester United gati 108 milionë paund për yllin e anglez…

Mançester Junajtid nuk dorëzohet për Xhejdën Sançon, pavarësisht se sulmuesi i Borusias së Dormundit sapo ka rinovuar me klubin e tij. “Djajtë” po përgatisin një ofertë prej 108 milionë paundësh për talentin anglez, të cilën do ta bëjnë menjëherë pasi të kenë arritur një marrëveshje paraprake me lojtarin dhe menaxherin e tij.

108 milionë paund është shifra që Dortmundi ka kërkuar gjithnjë për kartonin e ishtalentit të Mançester Sitit dhe me një ofertë të tillë skuadra e Ole Gunar Solskjaerit dëshiron që të “provokojë” Sançon për t’i kërkuar klubit transferimin. Junajtid ka bërë një blerje deri tani në merkaton e verës, transferimin e mesfushorit Doni van de Bek nga Ajaksi.

OBJEKTIVI NUMËR 1 – Trajneri norvegjez e ka pasur Sançon në krye të listës së tij të dëshirave këtë merkato, për të shtuar alternativat e tij sulmuese, me Rashfordin, Marsialin dhe Grinudin që aktualisht zënë 3 pozicionet kryesore. Por, pas disa tentativave të dështuara, për shkak se ai rinovoi kontratën me gjermanët.

Drejtori sportiv i Borusias, Mikael Cork, tha muajin e shkuar se shanset që Junajtid kishte për të transferuar yllin e tyre përfunduan pasi atyre u skadoi afati për të arritur një marrëveshje me futbollistin. Por, sipas “Daily Mail”, Mançester Junajtid nuk ka hequr dorë dhe do të rikthehet me ofertën tunduese për Dortmundin, por më parë duhet të arrijë marrëveshjen me sulmuesin, e cila nuk do të jetë diçka shumë e vështirë, duke qenë se urat e komunikimit kanë kohë që janë vendosur.

Related posts

U dënua me 3 ndeshje për goditje të kundërshtarit, mesfushorin e thërret kombëtarja e Brazilit

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Inter arrin marrëveshjen me lojtarin e Man. United

F.autor

SEZONI I RI/ Barcelona në Amerikë, nesër MESSI kryen vizitat mjekësore

Sadik.Autor

Leave a Comment