Futboll Seria A Sport

“NUK ËSHTË MBËSHTETUR NË…”/ Zaccheroni zbulon arsyen pse Sarri dështoi tek Juventus

Eliminimi nga Champions League i ka kushtuar shtrenjtë Maurizio Sarri-t, që tani ka mbetur pa ekip, por gjithmonë me një kontratë aktive me Juventus-in.

Sezoni me bardhezinjtë nuk ka qenë një nga më të mirët në aspektin e lojës, por gjërat nuk kanë shkuar mirë as për sa i takon marrëdhënies me lojtarët.

Kështu, Angelli ka zgjedhur ta zëvendësojë me debutuesin Pirlo, që të mërkurën ka marrë licencën e trajnerit.

Stoli bardhezi është një nga më të komplikuarit dhe këtë e di mirë Alberto Zaçheroni, në drejtim të Juventus-it në 2010-ën. Ish-trajneri i Milan-it ka dhënë mendimin e tij në lidhje me shkarkimin e trajnerit toskan:

“Trajnerët duhet të jenë në vendin e duhur në momentin e duhur. Ka shkuar te një skuadër ku dihej se do të kishte fituar gjithsesi, pavarësisht nga trajneri”, ka thënë Zaccheroni për TMW.

“Për mua, Juventus nuk ka qenë e bindur për zgjedhjen që ka bërë. Nuk është mbështetur në mënyrën më të mirë dhe besoj se ka bërë kompromise”.

“Pirlo? Juventus e di se është superiore ndaj të tjerave dhe kërkon ta dërgojë skuadrën në një bivel tjetër, mbi të gjitha në Europë. Duhet loja dhe për këtë arsye kalon nga një trajner te tjetri”.

“Ne kemi një shkollë të rëndësishme dhe për këtë arsye nuk shikohet jashtë Italisë. Dhe është gjetur një ish-futbollist. Juventus ka drejtues që flasin shumë me lojtarët dhe në bazë të kësaj i merr vendimet”.

Related posts

E PAIMAGJINUESHME/ Befason SHQIPËRIA, fton futbollistin me PASAPORTË SERBE

Isa.Autor

Finalja e mbijetesës, lajme të mira para ndeshjes Teuta-Kamza

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ PSG humb edhe një tjetër titullar në prag të sfidës Champions

Delo.autor

Leave a Comment