Futboll La Liga Sport

“NUK KRAHASOHET ME PROFESIONISTËT NË…”/ Crespo sulmon babain e Messit për (mos)largimin nga Barcelona

Legjenda e Argjentinës, Hernan Crespo, ka thënë që, nëse Lionel Messi vërtet donte të largohej nga Barcelona, ​​ai duhej të kishte punësuar një specialist për të ndërmjetësuar marrëveshjen, jo të operonte përmes babait të tij.

33-vjeçari lëshoi ​​një “bombë botërore” kur informoi skuadrën katalanase se dëshironte të largohej që aty. Fituesi i gjashtë “Topave të Artë” besonte se kishte një klauzolë në kontratën e tij, që e lejonte të largohej falas, por Barça nuk ishte e këtij mendimi dhe këmbënguli që çdo klub që dëshiron të nënshkruajë me argjentinasin do të duhej të paguante 700 milionë euro.

Në fund të fundit, Barça e fitoi betejën, teksa Messi deklaroi se do të qëndronte në klub deri verën e vitit të ardhshëm. Crespo, megjithatë, mendon se e ardhmja e tij nuk mund të kishte qenë domosdoshmërisht Blaugrana, nëse do të kishte punësuar një përfaqësues (menaxher) më me përvojë dhe më të specializuar se babain e tij.

Shumë mirë që mbështetet kudo nga babai, por në ato rrethana kishte nevojë për një profesionist, – tha ish-sulmuesi i njohur i disa skuadrave dhe i Albiceleste për “TyC Sports”. – Nuk është e njëjta gjë si agjenti i kualifikuar dhe babai në negociata kontraktuale. Agjenti nuk do të shikojë ndjenjat familjare. Unë nuk dua të ul babanë e Messit, por ai nuk krahasohet me profesionistët në këto gjëra. Ne po flasim për president, drejtorë, kontrata dhe shumë para. Leo kishte nevojë për dikë të specializuar, që mund ta përfaqësonte në një situatë si kjo”.

Related posts

I MJAFTOJNË 3 MINUTA NË FUSHË/ Pas Hajdukut talenti i Shpresave i shënon edhe… Rijekës (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Në JANAR INTERI transferon lojtarin më të mirë në botë, planifikohet mega oferta

Isa.Autor

Sondazhi në Spanjë/ Tifozët zgjedhin trajnerin e Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment