Futboll La Liga Sport

AKUZOI PËR KORRUPSION/ Messi shmang pezullimin para eliminatoreve të Kupës së Botës

Presidenti Federatës së Futbollit Argjentinas, Claudio Tapia, ka konfirmuar se Lionel Messi nuk do të humbasë asnjë lojë të kombëtares së tij si rezultat i kartonit të kuq të marrë më 2019. 33-vjeçari u dëbua nga fusha në mënyrë të diskutueshme gjatë “play off”-it të “Copa America” kundër Kilit, në korrik të vitit të kaluar. Më pas u pezullua me një ndeshje.

Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut (CONMEBOL) fillimisht deklaroi se Messi do të duhej të mungonte një ndeshje konkurruese, me kapitenin e Argjentinës që u lejua të luante në miqësoret kundër Brazilit dhe Uruguajit, në fund të vitit të kaluar.

Përpara kualifikimeve të Kupës së Botës kundër Ekuadorit dhe Bolivisë, muajin tjetër, megjithatë, Tapia sfidoi me sukses pezullimin e CONMEBOL, duke pretenduar se parashkrimi i ndalimit kishte skaduar. Messit iu dha një karton i kuq pas përplasjes me Gary Medel në minutën e 37-të, me kilianin gjithashtu të përjashtuar për këtë incident. Argjentina e fitoi ndeshjen 2-1 falë golave ​​të Sergio Aguero dhe Paulo Dybala.

Vendimi për ta pezulluar Messin erdhi pas akuzave të tij se gara ishte e manipuluar për të nxjerrë Brazilin fitues. “Nuk ka dyshim, e gjithë çështja është për të nxjerrë fitues Brazilin, – tha ai. – Shpresoj që VAR dhe gjyqtarët të mos luajnë rol në finale dhe Peruja të mund të garojë ndershëm, por më duket e vështirë. Unë nuk doja të isha pjesë e këtij korrupsioni, nuk duhej të ishim pjesë e këtij mosrespektimi që pësuam gjatë “Copa America”.

Ne mund të kishim shkuar më tej, por nuk na lejoi korrupsioni, gjyqtarët dhe të gjithë të tjerët. Unë gjithmonë them të vërtetën dhe jam i sinqertë. Kjo është ajo që më mban të qetë. Nëse ajo që them ka pasoja, ky nuk është meraku im. Unë mendoj se ajo që ndodhi është për shkak të çfarë thashë kundër Brazilit. Ajo që thashë herën e fundit mbase m’u kthye në formë përndjekjeje”.

Related posts

David Alaba: Real Madrid? Ndihem i lumtur te Bayern Munchen

Sadik.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ CELTA VIGO-S/ Trajneri Zidane: Benzema? Për ata që e pëlqejnë futbollin…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ COVID-19 prek edhe Verona, futbollisti i Kombëtares mbetet në karantinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment