Bundesliga Futboll

PANIK NË GJERMANI/ Mërgim Mavraj pëson dëmtim të frikshëm gjatë ndeshjes. Lë fushën me barrelë

Ish-futbollisti i Shqipërisë Mërgim Mavraj ka pësuar një dëmtim të frikshëm gjatë sfidës së javës së dytë të kategorisë së dytë të futbollit gjerman AUE-Grojter Furt (1-1).

Mbrojtësi i Grojter Furtit u lëndua gabimisht nga shoku i skuadrës, portieri Sasha Burshert në minutën e 17-të të sfidës me AUE-n. Gjatë një aksioni në zonën e Grojter Furtit, Burshert doli nga zona e tij për të spastruar topin, por nuk mundi të shmangte kontaktin me Mavrajn duke e goditur me të dyja duart në kokë.

Stafi mjekësor ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë ish-kapitenit të Shqipërisë. Fillimisht pati momente paniku, por më pas Mavraj u përmend dhe u transportua me barelë jashtë stadiumit në minutën e 21-të duke lënë takimin në mes. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar.

Related posts

I FRYMËZUAR NGA STAMBOLLI/ Ja topi i ri i Championsit që do të përdoret në ndeshjet kualifikuese (FOTO)

Delo.autor

“KËRCIMI I FUNDIT” PËR ËNDRRËN E MADHE/ Tre ekipet shqiptare kërkojnë grupet dhe milionat

F.autor

Ja kush janë “yjet” që arritën në finale të Kupës së Botës si lojtar dhe si trajner

Isa.Autor

Leave a Comment