Futboll Seria A Sport

PASI SIGUROI YLLIN MORATA/ Juventus ëndërron goditjen e madhe, gjithçka varet nga Douglas Costa

Juventus, pasi ka siguruar Alvaro Morata-n, është gati të përforcojë akoma më shumë ekipin dhe veçanërisht krahun e djathtë të mesfushës dhe sulmit.

Emri është ai i Federico Chiesa-s, i ndjekur prej kohësh nga kampionët e Italisë.

Sipas Tuttosport, operacioni mes Fiorentina-s dhe Juventus-it për Chiesa-n mbetet akoma i mundur, por gjithçka mund të varet nga e ardhmja e brazilianit Douglas Costa-s.

E përditshmja sportive italiane ka shkruar se shitja e mundshme e Costa-s (për të interesohet Wolves) mund t’i hapë rrugën sulmit të Juventus-it për yllin italian.

Fiorentina kërkon 60 milionë euro për lojtarin, por Juventus mund edhe të provojë ta huazojë me detyrimin e blerjes. Gjithmonë nëse negociatat për Douglas Costa do të mbyllen me sukses…

Related posts

VIDEO/ Juventus dyfishon shifrat ndaj Sassuolos, Khedira autor i golit

Q.Autor

TIFOZËT NË FESTË/ Maldini: “Dhurata” ime për MILANIN do të jetë IBRAHIMOVIC

Isa.Autor

Klubi i helen nuk lë Kaçen, shqiptari qëndron sërish në Athinë

Isa.Autor

Leave a Comment