Futboll Premier League Sport

PASI U SHUA ËNDRRA MESSI/ Manchester City pranon të paguajë shumën marramendëse për yllin e Serisë A…

Napoli i ri i Gennaro Gattuso-s ka filluar të marrë formë në grumbullim, në Castel di Sangro, por që skuadra të jetë me t ë vërtetë e plotë, klubi po vazhdon të punojë në merkato.

Megjithatë, shumë nga strategjitë e “Axurrëve” do të varen nga e ardhmja e Koulibaly.

Pavarësisht fjalëve të Aurelio de Laurentiis (“Anglezët nuk duan të na flasin pas çështjes Jorginho”), e ardhmja e senegalezit mund të jetë në Premier League, sepse Manchester City duket se është gati të prezantojë një ofertë të re për të kënaqur numrin një të Napoli-t.

Pasi është shuar ëndrra Messi, që ka lajmëruar se do të qëndrojë në Barcelonë, Qytetarët mund të ofrojnë deri në 75 milionë euro në ditët e ardhshme për të bindur klubin italian që ta shesë mbrojtësin, sipas SportMediaset.

Shitja e qendërmbrojtësit 29-vjeçar do të pasuronte arkat e Napoli-t me një “thesar” të vogël, që do të mund të përdorej më pas në merkato për të përforcuar skuadrën.

Related posts

MEDIAT ITALIANE HEDHIN “BOMBËN”/ Ronaldo, lamtumirë Juventusit më 2020?

F.autor

Botërori 2018/ Sigurimi rus nuk të fal, ndalon maskotën e Brazilit “Kanarina Pistoletë”

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Jo vetëm Marselo, klubi ballkanas “pa frena” në merkato! Gati transferimi i ish-kampionit të Europës (DETAJET)

F.autor

Leave a Comment