Futboll Seria A Sport

PËRGJYSMOI RROGËN E JUVENTUS/ Ja prapaskenat e rikthimit të Moratës tek “Bardhezinjtë”

Alvaro Morata dhe Juventusi ritako hen sërish, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka ardhur edhe zyrtarizimi. Sulmuesi kreu dhe kaloi, pak pas orës 9:30 të mëngjesit, vizitat mjekësore, ndërsa sot do të takojë shokët e skuadrës dhe trajnerin Andrea Pirlo.

27-vjeçari është sulmuesi që “Zonja e Vjetër” kërkonte me ngulm, madje bëhet fjalë për një futbollist që përveçse njeh ambientin bardhezi, nuk do të ketë vështirësi që të ambientohet as me Serinë A, apo qoftë edhe me disa prej lojtarëve bardhezinj. Në sulm, ai ka luajtur më parë si me Dibalën, ashtu sikurse me Ronaldon; me Bufonin, Kielinin e Bonuçin e Kuadradon gjithashtu ka një njohje të vjetër, ndërsa pas marrëdhënies si shokë skuadre në sezonin 2014-2015, tashmë e rigjen “Maestron” Pirlo si trajner.

Morata, i cili do të veshë numrin 9, pasi ka kaluar testet mjekësore ka firmosur edhe kontratën me Juven. Ndonëse marrëveshja me Atletikon flet për një huazim prej 10 milionë eurosh, apo edhe një rinovim huazimi për një vit të dytë (me të njëjtën shifër) dhe të drejtë blerjeje për 35 milionë euro të tjera (55 milionë euro në total marrëveshje), spanjolli ka nënshkruar me Juven një kontratë 5-vjeçare. Fakti që Alvaro e ka dashur me forcë rikthimin në Torino e tregon edhe ulja e pagës që ka pranuar, duke zbritur nga 9 milionët në sezon tek Atletiko, te 5 milionë euro neto, plus bonuse me “Zonjën e Vjetër”.

200 MILIONË € – Nga Juventusi te Juventusi, nëse bëjmë llogaritë, Alvaro Morata ka qarkulluar 200 milionë euro, nga transferimet e tij, në karrierë. Nëse në vitin 2014, sulmuesi mbërriti në Torino nga Reali për 20 milionë, për t’u rikthyer në Madrid pas dy vitesh për 30 milionë të tjera, ishin lëvizjet e mëpasshme që ishin në rritje.

Morata5

Në vitin 2017 spanjolli u transferua në Londër për 66 milionë, ndërsa 63 milionë euro të tjera u paguan për Moratën, mes huazimit dhe zyrtarizimit nga Çelsi tek Atletiko. Por nëse i shtojmë edhe sigurinë e 20 milionëve që spanjollët do të fitojnë minimalisht nga kalimi te Juvja, për huazimin dyvjeçar, Morata ka gjeneruar një thes me miliona, të cilat tashmë duhet të tregojë se i vlen.

Related posts

Barcelona gati të paguajë 100 mln € për mbrojtësin e Leipzig

Sadik.Autor

“URIME DHE MIRËSEERDHE”/ Shoku i vjetër i Vlahovic e mirëpret serbin nga… spitali (FOTO)

Delo.autor

INTER-SPAL/ “Zikaltërit” kalojnë në epërsi, shënon Politano

Delo.autor

Leave a Comment