Futboll Sport

“PLAS” KEQ/ Man City dështoi të blinte Messin, Mourinho reagon duke u tallur: Ai shkon vetëm tek…

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, është tallur me Manchester City, në lidhje me përpjekjet për ta blerë Lionel Messin.

City ishte favorit për ta afruar superyllin argjentinas, ndërsa u tha se Pep Guardiola madje kishte biseduar me 33-vjeçarin për kalimin e tij në Etihad.

Thuhej se City Football Group i kishte ofruar Messit kontratë pesëvjeçare në vlerë 700 milionë euro për të luajtur tri vjet për Man City dhe pastaj dy vjet të tjera për Neë York City në MLS.

Megjithatë, pasi Messi vendosi të qëndrojë në Barcelonë, Mourinho e kritikoi Cityn që tentoi ta blinte argjentinasin, duke thënë se një klub që përpiqet ta blejë Messin nuk i respekton rregullat e UEFA-s për “fair play” financiar.

I pyetur nëse do të donte ta blinte Messin, Mourinho tha në një video promovuese për lojën online Top Eleven: “Për ekipin tim në Top Eleven?”

“Jo, jo për Tottenhamin. Vetëm për ekipin tim në Top Eleven”, shtoi ai.

“Ne në Tottenham i respektojmë rregullat e “fair play” financiar”.

“Messi mund të shkojë vetëm në një ekip që nuk i respekton rregullat e vendosura nga UEFA”, theksoi ai.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari gati për sezonin e ri, konfirmon Binotto në krye të skuadrës

Delo.autor

INTER-RAPID WIEN/ “Zikaltërit” thellon shifrat, shënon Perisic

Delo.autor

LIVE/ Portugalia vendos baraspeshën kundër Uruguait (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment