Futboll Seria A Sport

“JUVENTUS DUHET TË TRESI HUMBJEN E FUNDIT”/ Legjenda e Italisë: Superkupa? E paparashikueshme, edhe pse…

Andrea Pirlo është në shënjestër dhe në bankën e të akuzuarve.

Shumë keq në kampionat ku ai madje rrezikon edhe kualifikimin në Champions League e ardhshme nëse vazhdon kështu dhe rivalët fluturojnë.

Zoff: "Ritiro di Buffon? Dipenderà da tante cose"

“Zonja” nuk arrin mirë në finalen e Super Kupës së Italisë kundër Napolit të Gennaro Gattuso. Ai që  fotografon momentin është Kampioni i Botës 1982, Dino Zoff.

Një që në 10 vite Juventus ka fituar të gjitha kupat që ishin në dispozicion. “Juventusi duhet të tresë humbjen kundër Interit dhe të jetë në gjendje të thithë efektet që prodhoi. Por ata janë mësuar me presionet, nëse Zonja e Vjetër nuk mund ta përballojë këtë ngarkesë stresi kush tjetër do ta bënte?”.

“Më duket se një cikël i ri ka filluar nga stoli – thotë ai për Corriere dello Sport -. Dhe ka edhe gjëra të mira që janë parë me Pirlo, të cilit padyshim i duhet kohë për t’u futur në këtë rol të ri. Por, Juventusi di si t’i mbrojë trajnerët e tyre dhe t’i ndihmojë kur ka vështirësi”.

Më në fund, një koment në funksion të Super Kupës së nesërme kundër Napolit.

“Ne jetojmë në pasiguri, sepse ndeshja e fundit e kampionatit dha gjykime të papritura. Ishte 6-0 e Napolit ndaj Fiorentinës dhe gjithashtu mënyra se si Juventusi u largua nga San Siro.

Nuk e dimë nëse ka elemente të rastësisë në këto ndeshje. Pesha është e gjitha mbi bardhezinjtë. Ata duhet të tresin humbjen e fundit”.

Related posts

VLLAZNIA e sezonit të ri nis punë të premten, Lici dhe Kraja në krye të shkodranëve?

Isa.Autor

“BARELLA DO TË JETË SURPRIZA E “EURO 2020″/ Trajneri Lippi: Kjo Itali di si të fitojë, ata janë të vetëdijshëm për forcën dhe…

Delo.autor

DEBUTIM I HIDHUR ME GREQINË NË KUALIFIKUESE/ Durmishaj mundet në stadiumin e triumfit “kuqezi”

Delo.autor

Leave a Comment