Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I “MADONINËS”/ Trajneri Pioli ndryshon “fytyrë”, ja formacioni i mundshëm (FOTO)

Vetëm pak orë nga derbi kundër Interit tema në ambientet e Milanit është gjithmonë e njëjta: Ibra, luan apo jo? Gjithçka, deri në këto momente, të shtyn të mendosh se suedezi do të jetë në fushë. 

Nëse të dielën kundërshtari do të kishte qenë një tjetër, do të mund të hipotizohej edhe një start nga stoli për të parandaluar rreziqe, por meqenëse përballë është Interi historia ndryshon.

Zlatan dëshiron të jetë dhe me përjashtim të surprizave dëshira do t’i plotësohet. Gjatë javës është vepruar me kujdes maksimal për të favorizuar riaftësimin e plotë (përtej gjendjes gripale edhe një shqetësim në pulpë e mbajti jashtë sfidës kundër Veronës); kështu u veprua edhe dje. Ibra punoi në palestër, më pas iu bashkua grupit për seancën taktike e më pas nuk mori pjesë në miqësoren finale. Sot, në stërvitjen e rifiniturës, do të përpiqet të sforcohet për herë të parë gjatë javës.

TË TJERËT – Ndërkohë, trajneri Stefano Pioli mund të ketë përgatitur një risi në rreshtimin e Milanit. Gjatë stërvitjes së djeshme është provuar moduli 4-4-1-1 me Leaon dhe Rebiçin jashtë dhe Çalhanoglunë në rolin e fantazistit pas Ibrës, ndërsa Bonaventura majtas.

Milan

Related posts

KY NUK ËSHTË NORMAL/ DANI ALVESH “hap” TAPËN E BIRRËS me një RROFESHATË me… (VIDEO)

Isa.Autor

SHKOI 15 MINUTA ME VONESË/ Shihni si reagon lojtari i PSG-së kur nuk i’a hapin derën e qendrës stërvitore

F.autor

Partizani në kërkim për mbrojtës, titullari i ekipit kërkon largimin

Sadik.Autor

Leave a Comment