Futboll Seria A Sport

PO BËHET VIRALE/ Vidal hidhëron tifozët “Zikaltër”, tek Inter me tatuazhin e Juventus në lëkurë

Ekziston një rregull i pashkruar, i cili është bërë i shkruar në rrjetet sociale vitet e fundit. Kur një lojtar kalon te një rival, edhe pse jo drejtpërdrejt, ai automatikisht bëhet tradhtar. Disa e thonë këtë, por jo të gjithë. Arturo Vidal “kaloi ylberin”, fjala vjen, duke firmosur me Interin, pavarësisht të shkuarës me Juventusin. Fundja, ndoqi shembullin e Antonio Conte. Me rëndësi është se nuk pati një transferim direkt Torino-Milano.

Mesfushori kilian ka në mendje, pa dyshim, akoma kujtime nga “flaka” e tij e vjetër. Dhe kjo është ngulitur fjalë për fjalë në trupin e tij, përgjithmonë. Sa e dukshme është? Shumë. A e dini se vidal ka një tatuazh kushtuar bardhezinjve dhe tani po luan me zikaltrit? Ah, po, kjo është një histori tjetër. Atëherë, çfarë po bën në “San Siro”? Epo, ky është futbolli. Mund të shkosh edhe përtej ngjyrave në lëkurën tuaj.

Të dyja tifozëritë, të Juventusit dhe Interit, duket se bien dakord, ky tatuazh është e pamundur të kontestohet. Natyrisht, tifozëve zikaltër nuk iu pëlqen fakti që një lojtar i tyre ka një tatuazh në bicepin e djathtë si kujtim i viteve të tij te Juventusi. Por, le të jemi të qartë, futbolli profesionist është i tillë. Për tifozët e Juventusit nuk shkon keq që ish-idhujt, si Conte, Asamoah dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë zgjedhur anën tjetër të “Derby d’Italia”. Kjo është jeta, futbolli, ndërthurja e tyre. Rrugëtimi i Vidal nga “Zonja e Vjetër” te zikaltrit ka stacione të tjera në mes, si Barcelona dhe Bayern Munich.

“Unë bëra tatuazh për dy titujt që fitova me Juventusin, sepse Italia hyri në zemrën time, si ky klub”, – shpjegon kiliani. Ai kishte në zemër Juventusin dhe nuk e mohon këtë. Gjithmonë do ta ketë në zemër klubin bardhezi, sepse atje u bë burrë, një futbollist me magjepsje të parezistueshme për lojtarët e mëdhenj, një djalë i keq me një buzëqeshje magjike, një golashënues i urryer shumicën e kohës. Ai e kuptoi që mund të ishte i shkëlqyeshëm te Juventusi, e kuptoi se aty mund të evoluonte fizikisht, gjithashtu.

“Kam filluar të bëj tatuazhe në Itali dhe tani jam mbi 30 vjeç. Sidoqoftë, kam një zonë të rezervuar në bark për Ligën e Kampionëve”, – shpjegon më tej Vidal. Një kampion me Juventusin, që preku vetëm finalen e Champions-it kundër Barcelonës, e njëjta skuadër ku shkoi më vonë, por përjetoi zhgënjim të madh europian. Pak a shumë në nivelin e Bayern Munich. Tani Interi, skuadra e fundit italiane, me të cilën synon të arrijë “çatinë” e Europës, me një biceps të tatuazhuar, që mban tri yjet e kampionateve të Juventusit. Dy tituj me “Zonjën e Vjetër”, tani larg zemrës, por afër tij.

Tatuazhi mbetet te Vidal, i cili ka Interin në sy dhe mendje tashmë, por kurrë nuk do ta harrojë Juventusin. Trofetë, vendet, fotot, kujtimet do të jenë aty përgjithmonë. Sepse i ka ato yje në lëkurën e tij. Të kaluara, por kurrë të harruara. Ai tashmë do të shikojë fanellën që ka veshur dhe jo bicepsin. Nuk ka konflikt interesi….

Related posts

E DËBUAN NGA SKUADRA/ Bashkëshortja e Markizios bën IRONI me krerët e Juves

Isa.Autor

PASKA TË DREJTË/ Gruaja e Bojra Valeros: Vrapoj më SHUMË se ai, e kam quajtur një t…

Isa.Autor

“ALLEGRI KA…”/ De Biasi: Ja arsyeja përse u eliminua Juventusi nga Championsi

F.autor

Leave a Comment