Futboll Seria A Sport

TRONDITET SERIE A/ Portieri del me Covid-19 para ndeshjes me Napolin, ja emri…

Koronavirusi vazhdon të “hedhë rrënjë” në Serie A. Futbollisti i radhës, që ka rezultuar pozitiv është Mattia Perrin. Pra, pas Ibrahimovic, i takon portierit të Genoa të futet në izolim. Ai është disgnostikuar me Covid-19 nga testi i bërë në prag të transfertës me Napoli, siç u njoftua nga trajneri Maran, në konferencën për shtyp. Sipas protokollit mjekësor, tashmë duhet testuar krejt skuadra dhe stafi teknik, sepse kanë pasur kontakte me Perin.

Mbetet të shihet çfarë do të vendoset për ndeshjen me Napolin, e planifikuar të luhet nesër, prej orës 15:00. Me siguri, deri atëherë do kenë dalë përgjigjet e tamponit të bërë sot, pas pozitivitetit të portierit. Në bazë të tyre do të vendoset edhe fati i ndeshjes në fjalë. Kjo do të varet nga rastet e tjera të të infektuarve të mundshëm.

Related posts

Pjesa e parë/ Asani ”hedh” Vllazninë në të parën, Kamza dhe Flamurtari nuk prodhojnë asgjë

Sadik.Autor

JUVENTUS LARGON “XHOLIN” E EKIPIT/ Interi gati t’i “rrëmbejë” lojtarin e “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

DJALOSHI I REKORDEVE/ Ylli i Juventus vendos tjetër rekord, këtë herë me kombëtaren

Isa.Autor

Leave a Comment