Futboll Shqipëri Sport

REALIZON NGA GODITJA E DËNIMIT/ Mbrojtësi i Kombëtares e bën “sefte” në Hungari (VIDEO)

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares, Naser Aliji ka vulosur triumfin e thellë të Honvet 1-7 me një gol nga goditja e dënimit.

I aktivizuar në minutën e 46-të, futbollisti i Kombëtares është treguar i saktë në minutat shtesë të ndeshjes, teksa në të 90+3-tën, me një goditje me të majtën, kalon murin mbrojtës dhe e dërgon sferën në rrjetë për 1-7.

Honved shpartalloi në këtë raund të kupës skuadrën e ligës së tretë, Tizaujvaros. Për Alijin ky është goli i parë me skuadrën e Honved. Sa i përket kuqezinjve, ndeshja e tij e fundit është ajo ndaj Andorrës në fitoren 0-3 më 25 mars 2019.

Related posts

Përfaqësuesi i UEFA-s: Në Shqipëri për të evituar ndërhyrjet e palëve të treta, duam proces të lirë

Q.Autor

FSHF vazhdon të fshihet, nuk i intereson gara në kampionat

Sadik.Autor

LIVE/ Kastrioti-Laçi: Super goli i Zhunior, krutanët kalojnë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment