Shqipëri

Përfaqësuesi i UEFA-s: Në Shqipëri për të evituar ndërhyrjet e palëve të treta, duam proces të lirë

Garantimi i zgjedhjeve demokratike dhe mbi të gjitha pa ndërhyrje politike në Federatën e Futbollit, solli në Shqipëri një prej eksponentëve më të lart të UEFA-s. Rreth mbarëvajtjes së procesit të 7 Shkurtit, zv.presidenti i Konfederatës Europiane, Grigoriy Surkis u takua me kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas zhvilloi një bisedë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Delegacioni ynë erdhi në Shqipëri me një mision paqeje, sipas udhëzimeve që kemi marrë nga presidenti i UEFA-s, zoti Ceferin. U takuam me kryeministrin: ishte një ndeshje që zgjati 90 minuta, por nuk kaloi shtesë apo penallti. E dëgjuam njëri-tjetrin dhe kuptuam pozicionet e secilës palë. Qëllimi i vizitës tonë lidhej me shqetësimin, pas sinjalizimeve që kemi marrë së fundmi rreth tentativave të palëve të treta për të ndërhyrë në procesin zgjedhor. Synimi ynë është një dhe i vetëm: të nënvijëzojmë se duhen respektuar principet e UEFA-s, principi i demokracisë, i transparencës dhe i zgjedhjeve të lira. Principe të cilat nuk lejojnë ndërhyrjen e palëve të treta në procesin zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Zgjedhjet për mandatin e presidentit të federatës, por edhe për Komitetin Ekzekutiv do të monitorohen përpara, gjatë dhe pas procesit dhe mesazhi i UEFA-s është i qartë.

Ndamë opinione, shpresoj dhe besoj se na dëgjuan me kujdes. Delegatët e FIFA dhe UEFA do të jenë të pranishëm në Asamblenë Zgjedhore të 7 Shkurtit dhe do të vazhdojmë të mbajmë të njëjtin qëndrim. Nëse zgjedhjet do të zhvillohen demokratike dhe transparente ne do të përgëzojmë fituesin. Se cili do të fitojë do ta shohim në përfundim të Asamblesë.

Zv.presidenti i UEFA-s, Surkis nuk preferoi të komentonte nëse ka fakte për ndërhyrjen e palëve të treta në zgjedhjet e FSHF-së, por bëri thirrje se për të ecur përpara bashkëpunimi i autoriteteve vendore me federatën është i nevojshëm.

Ne nuk jemi hetues dhe as Prokurorë. Ne jemi institucioni përgjegjës për zhvillimin e futbollit në Europë. “Ne kujdesemi për futbollin”, kjo është moto jonë. E kuptojmë që zhvillimi i futbollit nuk është i mundur në asnjë vend pa punën dhe energjitë e autoriteteve shtetërore përkrah federatave. Futbolli është një projekt madhor social, që ndikon në jetën dhe mënyrën cilët jemi, qoftë në Shqipëri dhe Gjermani apo në Ukrainë e Zvicër. Kudo futbolli është shumë i rëndësishëm dhe mendoj se UEFA është një shembull i mirë për tu ndjekur, duke u kujdesur për futbollin dhe duke shpërndarë të ardhurat për zhvillimin e këtij sporti, kudo. Këto janë qëllimet dhe puna jonë, njerëzit që na ndjekin duhet të bëjnë të njëjtën gjë.

Numri 2 i UEFA-s u shfaq i rezervuar edhe rreth takimit me kryeministrin Rama dhe faktit nëse mori garanci se procesi në Asamblenë Zgjedhore të 7 Shkurtit do të jetë i pavarur nga politika.

Nuk firmosëm asnjë memorandum, por dëgjuam njëri-tjetrin dhe besoj se secila palë ka nxjerrë përfundimet e veta. Jemi në një proces që vazhdon dhe këto janë komentet e vetme që mund t’ju jap për momentin. Gjithçka do të bëhet hap pas hapi.

Related posts

VIDEO/ Partizani urimin të veçantë për festat e fundvitit

Q.Autor

Mërgjyshi: Kamzës i bllokuam krahët, kështu e kisha përgatitur ndeshjen. Të rinjtë më habitën

Isa.Autor

LIVE/ Kategoria e Parë, Grupi B: Luhen për kreun, Bylisi në avantazh që në minutën e dytë

Isa.Autor

Leave a Comment