Futboll Sport

“SHQIPËRIA ZONË E KUQE”/ Gjermanët e Wolfsburg masa ekstreme për udhëtimin

“Mallkimi” në renditjen e sezonit që shkoi (vendi i shtatë) bëri që Volfsburgu të pretendojë kalimin në grupe të Ligës së Europës vetëm nëse kalon tri ture (turin e dytë, të tretë dhe “play off”). “Ujqërit” do të luajnë direkt në turin e dytë të këtij kompeticioni, me ndeshjen e parë që zhvillohet më datë 17 shtator në Tiranë ndaj Kukësit.

“Por, deri në këtë datë, ka një paralajmërim të fortë për udhëtimin, pasi Shqipëria konsiderohet si një zonë e kuqe dhe me rrezikshmëri të lartë për t’u infektuar nga Koronavirusi”, shkruan revista e njohur gjermane, “Bild”. Sipas asaj që raporton kjo e fundit, në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme, njoftohen të gjithë shtetasit gjermanë, turistë apo ata që udhëtojnë për çështje pune, që të bëjnë kujdes.

“Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar rregullat që duhen respektuar për të gjithë ata që udhëtojnë nga Gjermania për në Shqipëri. Kjo, pasi në vendin ballkanik situata është shqetësuese. Volfsburgu duket se duhet të mendojë jo vetëm për kundërshtarin ‘e panjohur’, Kukësin, por edhe për kushtet e vështira në Shqipëri.

Volfsburgu

Masat do të jenë ekstreme, por deri më 17 shtator ka kohë për të rivlerësuar situatën”, shkruante më tej revista e famshme gjermane. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe është vetëm me një takim, teksa kualifikimi në rastin më të keq do të përcaktohet nga koha shtesë ose nga gjuajtja e penalltive nëse për 90 minuta nuk do të ketë fitues.

Për klubin gjerman të Volfsburgut kjo është hera e parë që përballet me një ekip shqiptar në kompeticionet e UEFA-s. Në edicionin e fundit të Ligës së Europës, ekipi gjerman ishte në lojë deri për raundin e 1/8-ave, ku edhe u eliminua nga ukrainasit e Shaktjor Donjeckut.

Related posts

“NEYMARI I RI”/ Kush është blerja e re e Juventus që ka thyer rekorde dhe tifozët po “çmenden” pas tij…

Delo.autor

VLERËSUES BRENDA BARCELONËS/ Messi vendos të ardhmen e trajnerit Vlaverde

Delo.autor

NDËRPREU GARËN PËR TË SHKUAR NË TUALET/ Habit tenisti Djokovic: Nuk bëra asgjë, thjesht ndërrova…

Delo.autor

Leave a Comment