Futboll Kategoria Superiore Sport

SKARCIME TE TIRANA/ 2 futbollistët e afruar me bujë në merkato dalin jashtë planeve dhe kërkohet prishja e marrëveshjes

Tirana i kërkon Albion Avdijajt prishjen me marrëveshje të kontratës. Kur ka edhe 10 ditë nga mbyllja e merkatos, bardheblutë, duke parë performancën e lojtarit të sulmit, i kanë kërkuar futbollistit të prishin marrëveshjen dyvjeçare. Lajmi është publikuar dje në media dhe konfirmuar nga burime në ekip.

Mësohet se Tirana i ka dhënë në duar një marrëveshje sulmuesit për ndërprerjen e bashkëpunimit. Lojtari nga ana e tij për momentin e ka refuzuar në mënyrë kategorike këtë marrëveshje, duke qëndruar në ekip e duke shtyrë diskutimet në janar. Burime në klub, gjithashtu, bëjnë me dije se edhe Ardit Toli nuk i mbush mendjen Tiranës dhe për të ka qenë e njëjta procedurë, duke i kërkuar prishjen konsensuale të marrëveshjes, por edhe mbrojtësi nuk ka pranuar.

Toli

Dy lojtarët e ardhur të parët gjatë merkatos së verës, në fakt, nuk është se i kanë mbushur mendjen stafit teknik të ekipit, por edhe drejtuesve. Edhe pse kanë një të kaluar të mirë në letër, ata nuk është se kanë bërë ndonjë gjë të madhe në fushën e lojës. Edhe në miqësore nuk kanë shkuar mirë. Avdijaj ka shënuar një gol, ndërsa Toli ka luajtur sa majtas, djathtas apo në qendër të mbrojtjes, pa pasur një identitet në ekip. Performanca e tyre ka qenë shumë e ulët dhe për më tepër që zënë dy vende, ndërsa Tirana me largimin e tyre mund të ketë mundësi të afrojë lojtarë të rinj.

KLUBI

Klubi nga ana e vet nuk ka konfirmuar asnjë nga dy tentativat. Lojtarët kanë qenë dje si në stërvitje, por edhe të pranishëm gjatë kryerjes së tamponëve në stadiumin “Selman Stërmasi”, çka tregon se janë pjesë e skuadrës. Gjithsesi, deri në fund të merkatos ka ende kohë dhe dyshja e lojtarëve mund të largohet apo të qëndrojë përfundimisht në ekip, duke pranuar ndoshta ndonjë marrëveshje të re.

Egbo

FIRMAT

Bardheblutë gjetën gjuhën e përbashkët me sulmuesin e lindur në Zyrih, Albion Avdijaj, i cili u afrua me parametra zero. Sulmuesi ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin bardheblu. Avdijaj i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ka luajtur me shumë skuadra në karrierën e tij, mes tyre Grasshopers, Debrecen, Vaduz dhe me të rinjtë e Volfsburgut.

Golin e fundit e ka re alizuar në tetor të vitit 2018, kur ishte pjesë e Debrecenit në Hungari. Ardit Toli vjen nga kampionati grek. 23- vjeçari, i cili ka luajtur deri tani vetëm në Greqi, ka firmosur për një sezon me të drejtën e rinovimit dhe për një edicion tjetër. Ai është afruar falë menaxherit Drini Çaushi. Ish-kapiteni i Shqipërisë U-21 (Shpresa) mendohej se do të mbulonte vendin e lënë bosh nga Albi Doka, por Tirana ia doli që të afronte Kristian Toshevskin, i cili është titullar i padiskutueshëm në atë rol.

Related posts

“TË GJITHË E DINË PSE U LARGOVA”/ Cannavaro dhe kthimi te Juventusi, një aventurë falimentimi…

Delo.autor

“IBRAHIMOVIC MADHËSHTOR”/ Kessie: Dua të kthej Milanin në Ligën e Kampionëve

Delo.autor

Yerry Mina i habit të gjithë gjatë prezantimit në “Camp Nou”, bën atë që se kishte bërë askush (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment