Futboll Premier League Sport

“TË KUQTË” NUK KANË BËRË SHUMË MERKATO KËTË VERË”/ Legjenda e Liverpool zbulon frikën e madhe të Klopp

Jurgen Klopp ka frikë se mos humbet yjet e ekipit në këtë merkato të verës.

Kjo është ajo që ka thënë legjenda e Të Kuqve, Robbie Foëler për Mirror.

“Liverpool-i nuk ka bërë shumë në merkato këtë verë, por unë besoj se Klopp do ta mbyllte tani merkaton nëse do të kishte mundësi. Barcelona ka kthyer sytë nga Anfield përsëri”.

“Lajmet që vijnë nga Spanja për interesimin e Koeman për Sadio Mande dhe Wijnaldum duhet të jenë drithërues për tifozët e Liverpool-it”.

“Luis Suarez dhe Philippe Coutinho nuk i kanë rezistuar dot magjisë së Camp Nou në vitet e fundit. Edhe tani që katalanasit po kalojnë nga një krizë te tjetra, emri i Barcelona-s mbetet shumë tërheqës”.

“Liverpool është një nga klubet më të mëdha në botë. Por Mane është nga Senegali. Ka shumë mundësi që të ketë ëndërruar të veshë fanellën e Barçës, kur po rritej në qytetin e Sedhiou”.

“Kur Wijnaldum luante futboll në rrugët e Roterdamit nuk ka dyshim që ka provuar të përsërisë goditen e dënimit të Koeman-it në Wembley, që i dhuroi Barcelona-s Champions League-n në 1992-shin”, ka thënë Fowler.

Related posts

Norvegjia zbret në “Selman Stërmasi”, stërvitja e fundit para Shqipërisë

Sadik.Autor

NJË TJETËR ÇMIM INDIVIDUAL/ Lojtari më i mirë latin për vitin 2018, është ylli i PSG…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ Ndreu: Dominuam, por tani duhen pikët. Të lëmë boshllëqe për të gjetur një sulmues

Delo.autor

Leave a Comment