Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRAG TË NDESHJES MIQËSORE/ Partizani përgatitet si ilegal, struket në “guaskë”

Partizani ka mbyllur javën e parë të fazës përgatitore në Slloveni, por klubi ka preferuar që të japë sa më pak informacion për punën që po bëhet dhe ecurinë e skuadrës.

Ndonëse puna ka nisur që më 15 qershor në kryeqytet, klubi akoma nuk ka publikuar për mediat apo për dashamirësit e tij axhendën e fazës përgatitore, duke mos zbuluar as ndeshjet miqësore, të cilat janë mësuar falë informacioneve që japin kundërshtarët e tyre.

Klubi u nis drejt Sllovenisë jo vetëm pa publikuar axhendën, por edhe listën e lojtarëve që u nisën nga kryeqyteti. Te Partizani ka pasur edhe largime, por në asnjë rast nuk ka pasur njoftim zyrtar. Informimi i publikut për gjëra të zakonshme është minimumi që mund të bëjë një klub që pretendon të quhet profesionist dhe që ëndërron të kapë grupet e Kupave të Europës.

Nuk përbën sekret që të tregosh se më kë do të luash miqësore apo cilët janë lojtarët apo zyrtarët që u ke dhënë “dorën”, apo kush janë futbollistët që afrohen për provë. Sikur të mos mjaftonte kjo situatë, u desh edhe humbja shkatërruese nga Sarajevo që Partizani të strukej edhe më thellë në guaskën e tij.

Por falë informacionit nga mediat sllovene, bëhet me dije se nesër Partizani do të luajë miqësoren dytë dhe përballë do të kenë skuadrën e Muras, që militon në elitën e futbollit të Sllovenisë. Ndërsa mediat polake kanë bërë me dije se në përmbyllje të fazës përgatitore, Krakova mund të ndeshet me kampionët e Shqipërisë, Partizanin.

Related posts

E FUNDIT/ Barcelona kryen blerjen e parë në merkato me parametër zero

Delo.autor

Me çdo kusht në Botëror, si anglezët do t’i shpëtojnë çmimeve të kripura në Rusi

Sadik.Autor

“Tirana më pret pas dere”, Andi Lila shenja nostalgjie, publikon foton e legjendarit Tata

Sadik.Autor

Leave a Comment