Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

LAJM I MIRË/ Dëmtimi i ndaloi grumbullimin me Kombëtaren, gati të zbresë në fushë mbrojtësi…

Kastriot Dermaku ka kaluar dëmtimin e pësuar rreth një muaj më parë dhe tani është gati për të zbritur në fushën e lojës.

Mbrojtësi kuqezi bëri një start fantastik të aventurës me Leçen. Në debutim, mbrojtësi bëri një gol prej “bomberi” duke i hapur udhë barazimit 2-2 ndaj Kremonezes rreth një muaj më parë. Në 25 tetor, Dermaku pësoi një dëmtim muskulor dhe kjo e detyroi atë të qëndronte jashtë fushave të blerta.

Në këtë situatë, mbrojtësi e kishte të pamundur të grumbullohej me Shqipërinë për ndeshjet e nëntorit, duke i ndjekur ato nga TV. Megjithatë tashmë gjithçka ka kaluar dhe Dermaku ka nisur stërvitjen normalisht, duke e lënë dëmtimin pas krahëve.

Related posts

PËRBALLJE DRAMATIKE/ Lewandowski realizon “poker” golash ndaj Hertha berlin

Delo.autor

ZYRTARE: Shkarkohet trajneri i njohur i Premier Leagues

Q.Autor

KUALIFIKIMI NDAJ LIVERPOOL/ Diego Costa tallet keq me Koronavirusin pas përfundimit të ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment