Futboll Sport

TEUTA-GRANADA/ Martini bën ndryshime në mesfushë tek “Djemtë e Detit” (FORMACIONET ZYRTARE)

Teuta do të jetë ekipi i parë shqiptar që sot do të zbresë në fushë ndaj Granada në turin e dytë kualifikues të Europa League.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, në orën 16:00. Pasi kaloi ekipin izraelit, skuadra durrsake e drejtuar nga Edi Martini do të ketë të bëjë me spanjollët.

Në kampin durrsak risia është Asion Daja, i cili luan në mesfushë.

Në mungesë të Todorovski, trajneri Martini ka zgjedhur Fabian Beqjan si mbrojtës të djathtë. Durrsaku e ka mbuluar edhe në të shkuarën atë pozicion. Pjesa tjetër e formacionit është e njëjtë me atë që u përball me Beitar.

“Niko Dovana”, ora 16:00

TEUTA-GRANADA

TEUTA: Frashëri, F. Beqja, Hoxha, Arapi, Kouro, Avdyli, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Krasniqi. Trajner: Edi Martini

GRANADA: Rui Silva, Victor, Sanchez Barahona, Domingos Duarte, Neva Tey, Gonalons, Montoro, Kenedy, Herrera Ravelo, Rodriguez Diaz, Soldado

Related posts

Inter i “rrëmbeu” Atl Madrid-it talentin argjentinas, në Spanjë fajësojnë Militon

Q.Autor

VOLEJBOLL/ Kupa e Shqipërisë: Skënderbeu përmbys Partizanin, Tirana “leksion” Barleti Volley

Delo.autor

VAZHDOJNË PËRGATITIJET PËR RIFILLIMIN E SEZONIT/ Ja vendimi i rëndësishëm që i lihet në dorë futbollistëve në Angli

Delo.autor

Leave a Comment