Futboll La Liga

Nëse largohet nga Real Madrid, ky do të jetë klubi i ri i Ronaldos

Cristiano Ronaldo dëshiron të ndalet duke synuar rikthimin tek Mancehster United.

Që Cristiano Ronaldo kërkon të largohet nga Reali i Madridit në fund të sezonit tashmë nuk është më një risi madje dihet edhe stacioni i radhës ku ylli portugez dëshiron të ndalet duke synuar rikthimin tek  Mancehster United.

Njëherazi u përforl se presidenti Perez pas deklaratës së portugezit nuk kishte ndërmend ta pengonte largimin e numrit 7, gjithmonë nëse oferta për sulmuesin 32-vjeçar do të përmbushte kërkesat  e tyre.

Por tashmë duket se kushtet kanë ndryshuar pasi klubi mbretëror ka vendosur që dyert për lamtumirën e CR7 do të hapen  vetëm në rast se ata do të arrijnë transferimin e yllit brazilian Neymar në Spanjë.

Reali i Madridit kërkon me çdo kusht 25-vjeçarin e PSG edhe pse transferimi i tij në Bernabeu do të nënkuptonte një marrëveshje që i superon 300 milionë eurot. Pikërisht një situatë e tillë ka çuar edhe Ronaldon të ndihet i fyer dhe i mosvlerësuar nga klubi spanjoll që as nuk rinovoi kontratën dhe kushtet financiare me të edhe pse i ishte premtuar diçka e tillë.

Më e komplikuar situata tani që Reali ka dalë hapur me plane të tjera për sulmuesin portugez, transmeton “Supersport.al”.

Florentino Pérez është i vetëdijsëhm se kalimi i Neymar nga Parc de Princes në Madrid është një sipërmarrje shumë e vështirë edhe pse jo e pamundur siç e cilëson ai vetë. Nga ana tjetër presidenti Al Khelaifi e quajti të pamundur një operacion të tillë për brazilianin, por spanjollët kanë një as nën mëngë që quhet Cristiano Ronaldo.

Florentino Perez ka ndërmend të përdorë CR7-ën për ta shkëmbyer tek PSG për të siguruar shërbimet e ish sulmuesit e Barcelonës. Ronaldo është në dijeni të të gjithë situatës dhe tashmë më shumë se kurrë kërkon të ndërojë ambient duke kthyer në objektiv kalimin në Old Trafford.

Related posts

I DHA FITOREN INTERIT/ ICARDI “harbohet” dhe i dhuron një  PUTHJE “të zjarrtë” Wandës

Isa.Autor

29 klubet më të famshëm që nuk kanë rënë kurrë nga kategoria, po Vllaznia?

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ Entuziazëm dhe acarim nervash në Izrael, shikoni sesi lojtari fiton ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment