Futboll La Liga Sport

LAMTUMIRA E SUAREZ NGA BARCELONA/ Ter Stegen thyen heshtjen: Ti do të jesh një legjendë e…

Sulmuesi Luis Suarez u largua nga skuadra e Barcelonës pas 6 viteve dhe kaloi tek ekipi i Atletico Madridit. Uruguiani u largua me polemika, pasi Barca nuk pati respekt për të dhe shumë futbollistë i dolën në krahë.

I radhës ishte portieri Marc-André ter Stegen i cili postoi një foto me uruguianin dhe vlerësoi maksimalisht sulmuesin. “Luis, ti do të jesh një legjendë e Barcelonës përgjithmonë. Ne jemi shumë mirënjohës për gëzimin dhe lumturinë që i ke dhënë klubit këto 6 vite.

“Do të jemi kundërshtar në fushë dhe do të jetë sfidë e re. Të uroj ty dhe familjes tëndë më të mirën për të ardhmen. Një përqafim të fortë”, – shkruan shtatlarti për shokun e tij të ekipit.

Related posts

Real-Barcelona ‘betejë’ edhe në marketing. Ja kush fitoi më shumë në sezonin e kaluar

Isa.Autor

AKORDI I YLLIT TEK “LOS BLANCOS”/ Ja shifra “galopante” që e ngjit Porton në majën e Europës

Delo.autor

“ATA BËNË NJË SFIDË TË…”/ Klopp u tërheq veshin lojtarëve, ka një koment dhe për Leeds

Delo.autor

Leave a Comment