Futboll Kategoria Superiore Sport

“TITULLI KAMPION I VËSHTIRË”/ Mesfushori Broja: Partizani ka skuadër cilësore, do të jemi pretendentë nëse…

Partizani vijon përgatitjet për sezonin e ri që nga 12 gushti dhe shtyrja pa afat e kampionatit duket se e ka ulur entuziazmin dhe i mërzitur lojtarët. I këtij mendimi është edhe mesfushori i të kuqve, Ron Broja, i cili në prononcimin e tij për “Panorama Sport” pohoi se situata është bërë disi e mërzitshme, pasi stërviten pa e ditur datën e startit. 24-vjeçari e pranoi me sinqeritet se pa merkato do të jetë e vështirë, por duke ditur cilësitë e skuadrës, ai premtoi se Partizani do të luftojë për vendin e parë.
rron broja partizani
Mesfushori nga Mitrovica pritet të luajë pranë Feratit, ndonëse e ndien veten komod me çdo mesfushor të ekipit.

Starti i sezonit të ri po vonon. Kjo shtyrje a i penalizon lojtarët?
Po na penalizon pak, pasi e kemi filluar fazën përgatitore ka një muaj e gjysmë dhe është bërë pak si e mërzitshme, se nuk e dimë saktë se kur do të nisë kampionati. Gjithsesi, po vazhdojmë të punojmë me ritme të larta dhe të gatshëm kurdo që të nisë kampionati.
Daja
Patët disa vështirësi në fillim me trajnerin e ri Daja, gjë e cila u pa edhe në miqësoret e para. Tani a jeni përshtatur si ekip?
Besoj se jemi përshtatur mjaft mirë dhe i kemi kuptuar idetë e trajnerit Daja. Jo se kemi pasur rezultate të këqija, por edhe lodhja ka ndikuar disi, sepse kemi punuar me intensitet të lartë në këtë periudhë.
Ferati
Flitet për një bashkëpunim tuajin në mesfushë me Feratin, personalisht ndiheni mirë ku luani bashkë me atë përpara mbrojtjes?
Me çdo mesfushor të Partizanit ndihem mjaft mirë. Edhe me Feratin kuptohem mjaft mirë, por këto janë gjëra që i vendos profesor Ilir Daja dhe të gjithë e respektojnë.

Dihen objektivat e Partizanit para çdo fillimsezoni. Por duke ditur se këtë vit merkatoja është e bllokuar, pretendimet a janë sërish të mëdha për skuadrën, siç është titulli kampion?
Do të jetë shumë e vështirë për titullin kampion, por besoj se sërish do të jemi aty. Për shkak të bllokimit të merkatos nuk kemi bërë asnjë përforcim, por kemi një skuadër cilësore me lojtarë cilësorë. Nëse nuk do të kemi shumë lëndime dhe mungesa, besoj se do të jemi aty në luftë për vendin e parë.

Related posts

DISIPLINA ITALIANE MERR MASA TË RËNDA/ 7 gjyqtarë pezullohen pas abuzimit me fondet e…

Delo.autor

POLICIA E MANÇESTERIT NË KËMBË/ Tifozët e “Djajve të Kuq” nuk durojnë dot. Ja çfarë ndodh jashtë stadiumit…

Delo.autor

Tifozët e Real Madridit dalin kundër emërimit të trajnerit italian në krye të “galaktikëve”

Sadik.Autor

Leave a Comment