Futboll Sport

“TITULLIN DO TA FITOJA, JO TË MA FITOJNË”/ Trajneri Dallku lëshon “bombën” pas largimit nga Prishtina

Largimi i Armend Dallkut nga drejtimi i Prishtinës, i ka habitur të gjithë, pasi ai mendohej se do te ishte trajneri i bardhebluve edhe për sezonin e ri.

Megjithatë për shkak të mos marrëveshjeve mes drejtuesve dhe trajnerit, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre. Dallku në një intervistë të dhënë për gazetën “Olle” ka treguar arsyet e këtij “divorci” të papritur, duke shtuar se titullin dëshironte ta fitonte ai vetë dhe t’ia fitonin të tjerët.

“Po është e vërtetë që jemi ndarë me Prishtinën. Përfaqësuesit e aksionarit Rrahman Haradini më kanë komunikuar vendimin se nuk jam më trajner i Prishtinës. Njësoj kanë vepruar edhe me përgatitësin fizik, Artan Luzi, ndërsa trajnerët e tjerë do të vazhdojnë me klubin. Arsyeja ka të bëjë me përforcimet në skuadër, për të cilat nuk jemi pajtuar me kryesinë e klubit.

Kryesia ka kërkuar që me këto përforcime që i kemi bërë t’iu garantoj titullin, ndërsa unë kam kërkuar që të marrim edhe një mbrojtës dhe një sulmues, marrë parasysh largimet e shumta që u bënë, për çka ata nuk janë pajtuar. Të dy këta lojtarë janë të huaj dhe ishin të gatshëm të na bashkohen. Titullin kam dashur ta fitoj dhe jo të ma fitojnë.

Sulmuesi Alban Shillova në dy javët e fundit ishte i lënduar dhe nuk pritet të kthehet edhe dy javë, prandaj kishim nevojë edhe për një sulmues. Lojtarët që kanë ardhur kanë cilësi, disa janë të rinj. Më vjen keq që nuk na ra për të punuar shumë. Me klubin kam kontratë deri në fund të vitit dhe do të ulemi për ta zgjidhur. I falënderoj të gjithë për bashkëpunimin, veçanërisht lojtarët. Shpesh herë e kemi rrezikuar edhe buxhetin e familjes vetëm e vetëm që të bëjmë maksimumin për Prishtinën. U pafshim për të mira.”, u shpreh Dallku.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Marseille e kontaktoi, ish-trajneri i Juventus refuzoi propozimin e klubit francez

Delo.autor

“NUK ISHTE GJË E KEQE PËR NE”/ Lojtari Barçës i gëzohet largimit të CR7

Delo.autor

Gattusso i papërmbajtshëm, ofendon rëndë mbrojtësin serb të Romës (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment