Futboll Seria A Sport

U AFRUA ME BUJË TËMADHE NË 2016/ Higuain prish kontratën me Juventus dhe fluturon drejt…

Pas një takimi të mbajtur mes Nicolas Higuain, vëllait menaxher të Gonzalo Higuain dhe drejtuesve të Juventusit, është arritur marrëveshja për prishjen e parakohshme të kontratës së sulmuesit argjentinas me klubin bardhezi.

Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, sipas të cilave Gonzalo Higuain ka fluturuar menjëherë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të nënshkruajë me Interin e Miamit në MLS-në amerikane.

Sulmuesi argjentinas kishte edhe një vit kontratë me Juventusin dhe kishte refuzuar prishjen e parakohshme të saj, por duket se ka gjetur marrëveshjen duke përfituar edhe një pjesë të pagës së vitit të ardhshëm.

Higuain u transferua me bujë të madhe te Juventusi në verën e 2016-ës, pasi bardhezinjtë paguan më tepër se 90 milionë euro për kartonin e tij te Napoli, por nga viti në vit performanca e tij erdhi në rënie dhe së fundi u shndërrua në një barrë për torinezët.

Trajneri i sapoemëruar i Juventusit, Andrea Pirlo e deklaroi që në intervistën e parë se i ka kërkuar argjentinasit largimin, pasi nuk e ka në planet e tij për sezonin e ardhshëm dhe tashmë rrugët e bardhezinjve me Higuain duket se janë ndarë përgjithmonë.

Sulmuesi 32-vjeçar do t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga David Beckham, ku do të gjejë edhe shokun e skuadrës te Juventusi, Blaise Matuidi, i cili u largua vetëm pak ditë më parë nga bardhezinjtë.

Related posts

Drejtori sportiv i Juventusit jep lajmin e hidhur për Realin dhe Barçën

Sadik.Autor

ERDHI ME BUJË TEK MILAN/ Sulmuesi “kuqezi” nuk është më në planet e drejtuesve për sezonin e ardhshëm

Delo.autor

ARMANDO BROJA NË HISTORI/ Debuton me ekipin e Chelseat në fitoren ndaj Everton (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment