Sport Të tjera

FORMULA 1/ Shefi i Ferrarit: Kemi prekur fundin, Leclerc është një djalosh që ka nevojë të rritet

Skuadra italiane e Ferrarit po kalon një nga momentet e saj më të errëta në kampionatin e Formulës 1, pasi jo vetëm që nuk është në garë për titullin kampion që i mungon prej vitesh, por është parakaluar edhe nga makina të tjera më modeste në emër e cilësi.

Shefi i skuadrës, Mattia Binotto ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ka analizuar edhe shkaqet që kanë sjellë Ferrarin në këtë situatë, pasi siç e thotë edhe ai vetë, kanë prekur fundin.

“Është e vërtetë që po zhgënjejmë totalisht dhe mund të them që kemi prekur fundin. Vitin e kaluar kishin një avantazh në motor dhe në bazë të tij përgatitëm edhe makinën e këtij sezoni. Megjithatë këtë avantazh na e hoqën dhe u kapëm të papërgatitur. Kemi prekur fundin dhe prej këtu e në vijim, nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të përmirësohemi, por për këtë do të na duhet pak kohë”, u shpreh Binotto.

Më pas shefi i skuadrës italiane nuk i kurseu kritikat as për pilotin francez të Ferrarit, Charles Leclerc, të cilin e quajti “një djalosh” që ka nevojë të rritet e të piqet si lider i skuadrës.

“Mendoj se Charles nuk duhet vetëm të përballet me skuadrën, por edhe ta ndihmojë atë që të dalë nga ky moment i vështirë. Ai është thjesht një djalosh 22-vjeçar që ka nevojë te piqet e të rritet si lider”, tha drejtuesi i Ferrarit.

Related posts

Merr fund Botërori për Islandën, Kroacia e mund me formacionin e dytë (VIDEO)

Sadik.Autor

Gol befasues në Sion – Inter, ja rezultati i pjesës së parë (VIDEO)

Isa.Autor

SARRI PRANË SHKARKIMIT/ Chelsea gjen trajnerin e ri

Delo.autor

Leave a Comment