Futboll Sport

CR7 8 GOLA LARG REKORDIT/ Pesë përfaqësueset që janë “makth” për Ronaldon, mes tyre edhe Shqipëria

Me dopietën e realizuar ndaj Suedisë në Ligën e Kombeve, Cristiano Ronaldo preku kuotën e 101 golave të shënuar me fanellën e Portugalisë dhe tani është vetëm 8 gola larg rekordit që mbahet nga Ali Daei, i cili ka shënuar 109 gola me Iranin.

Ylli portugez ka shënuar 101 golat e tij ndaj 41 përfaqësueseve të ndryshme, megjithatë edhe një emër si Cristiano Ronaldo ka “makthet” e tij, pasi janë plot 5 skuadra përfaqësuese të cilave nuk ka arritur t’u shënojë asnjë gol.

Bëhet fjalë për emrat e mëdhenj të futbollit botëror si Gjermania, Franca, Brazili e Anglia, ndërsa pesëshja kompletohet nga Kombëtarja Shqiptare, ndaj të cilës Ronaldo ka luajtur katër herë dhe nuk ka shënuar asnjë gol.

Hera e parë që sulmuesi portugez u përball me kuqezinjtë ishte më 11 tetor të 2003-shit, në një sfidë miqësore të cilën luzitanët e fituan me shifrat 5-3, ndërsa krahas Ronaldos, në fushë ishte edhe Luis Figo.

Më pas Portugalia e Shqipëria u përballën në eliminatoret e Kupës së Botës 2010 në Portugali dhe sfida përfundoi në barazim 0-0, ndërsa u veçua një paraqitje e jashtëzakonshme e Kristi Vangjelit, që u shndërrua në hijen e Ronaldos.

Në ndeshjen e kthimit, në qershor të 2009-ës, portugezët triumfuan 1-2 në “Qemal Stafa” me golat e Hugo Almeidës dhe Bruno Alves, ndërsa Ronaldo ishte sërish titullar, por pa arritur të shënojë.

Hera e fundit që portugezi ka luajtur kundër Shqipërisë ka qenë më 7 shtator të 2015-ës në “Elbasan Arena”, ku luzitanët fituan 0-1 falë një goli te Miguel Velosos në minutat shtesë, ndërsa edhe në këtë takim CR7 ishte titullar.

Related posts

Cavani i frikëson të gjithë, ja gjendja e rëndë pas dëmtimit (FOTO)

Isa.Autor

BOMBA E DITËS/ JUVENTUSI dhe Man United përgatiten për “shkëmbimin e shekullit”

Isa.Autor

FIORENTINA TAKON MENAXHERIN SHQIPTAR PËR BAJRAMIN/ Kërkon një tjetër lojtar të kombëtares shqiptare

F.autor

Leave a Comment