Futboll Sport

U LARGUA NGA KUKËSI/ Mediat kosovare zbulojnë destinacionin e radhës të Enis Gavazajt

Pas Sabjen Lilaj, Gledi Micit, Gentian Muçës, klubi i Prishtinës pritet të bëjë një tjetër goditje të bujshme në merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare sulmuese, Enis Gavazaj, i cili shpalli “divorcin”, ditën e djeshme me Kukësin, dhe tashmë është futbollist i lirë.

Mediat kosovare raportojnë se për ish-futbollistin e Kombëtares, i cili në të kaluarën është aktivizuar me shumë skuadra si Gent, Roeselare, Enisej, Dinamo Minsk, Skënderbeu si dhe Kukësit ka shfaqur interes klubi i kryeqytetit të Kosovës, teksa gjasat janë të mëdhaja që Gavazajt t’i bashkohet Prishtinës. Ky do të ishte një rikthim te bardheblutë, pasi më herët në hapat e para të karrierës, 25-vjeçari ka qenë pjesë e Prishtinës.

Related posts

Vasilyev/ Real Madridi ende më fajëson mua, që nuk ia shita Kylian Mbappe

Isa.Autor

“NAPOLI ËSHTË FAVORIT PËR TITULL”/ Capello analizon Serinë A: Milan ka bërë dy lëvizje të bukura

Delo.autor

Traineri Danimarkës: Eriksen është shumë më i mirë se Modric

Sadik.Autor

Leave a Comment