Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Milani i pergjysmuar, vetëm Ibrahimovic në sulm

Java e 18-të e Serisë A do të shënohet nga ndeshja Milan-Napoli. Në San Siro dy skuadra do të garojnë për fitoren me kuqezinjtë që vijnë në këtë sfidë pas barazimit në minutën e fundit ndaj Udineses.

Më keq shkuan napolitanët të cilët edhe në turin e fundit në shtëpi kundër Empolit befasues të Andreazzolit humben ndeshjen. Interi është një shikues i interesuar në këtë ndeshje pasi mund të gërmojë pikë të tjera për dy pretendentët për titull, duke shpresuar të jetë në gjendje të fitojë jashtë në fushën e Salernitana.

Pioli nuk dëshiron të humbasë më tej pike, por do të jetë e vështirë ndaj Napolit, duke qene se skuadra kuqezi eshte pa disa lojtarë për shkak të lëndimit.

I fundit është Rafael Leao. Sulmuesi portugez, siç zbulohet sot nga Corriere della Sera, pas dëmtimit muskulor të pësuar ndaj Salernitana-s, iu nënshtrua testeve të reja që konfirmuan një dëmtim të lehtë në kofshë, problem që do ta mbajë jashtë në dy garat e fundit të vitit ndaj Napolit dhe Empoli. Ndaj Leao ashtu si edhe Rebic e Calabria do të kthehen në dispozicion të Piolit vetëm pas pushimit.

Lajm jo i parëndësishëm për Milanin se përveç Leaos do të duhet të bëjnë pa Rebic, Pellegrin dhe për momentin edhe Giroud ndërsa presin që francezi të kthehen në punë me grupin kur të rinisin stërvitjet. Megjithatë, në këtë rast, lojtari nuk do të jetë 100% ndaj Napolit dhe për këtë arsye Pioli do të mund të llogarisë vetëm te Zlatan Ibrahimovic dhe ndoshta në një sulm që pas suedezit do të shohë praninë e Brahim Diaz, Messias dhe Saelemaekers ( ose Castillejo).

Pioli do të ketë Daniel Maldinin si alternativën e vetme në sulm. Pioli mund të buzëqeshë vetëm në funksion të vitit 2022 kur Milani do të përballet me sfida që mund të jenë vendimtare për garën e Scudettos. Në fakt, kuqezinjtë do të presin Romën në San Siro më 6 janar, më pas ndaj Juventusit do të luajë më 23 dhe më 6 shkurt do të luhet një derbi i kthimit që tashmë premton të jetë shumë i nxehtë ndaj super Interit të Simone Inzaghit.

Related posts

POLEMIKAT PËR ÇNARIN/ Burba replikon me Olsi Ramën: Po eklipsohen problemet e sezonit të fundit

Delo.autor

Del Piero kundër tifozëve: Jeni të pabesë

Sadik.Autor

MANAJ-CIKALLESHI/ Dy sulmuesit kuqezi thyejnë rekordet e karrierës në të njëjtën ditë

F.autor

Leave a Comment