Futboll Sport

UEFA “ZHDUK” MESSIN DHE CR7/ Ja nominimet për më të mirët e vitit 2020

UEFA “zhduk” Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Dy yjet, që kanë dominuat totalisht futbollin botëror në gati 15 vitet e fundit, nuk janë pjesë e “podiumit” të kandidatëve për çmimit e “Lojtarit të Vitit”, që do të jepet nga UEFA edhe për 2020-tën. Tre kolegë të tyre janë në garë për “The Best UEFA”: De Bruyne, Lewandowski dhe Neuer. Fituesi, edhe për femra, ashtu si do të zbulohet gjatë ceremonisë së shortit të Ligës së Kampionëve 2020-2021, në Nyon, të enjten e 1 tetorit. Lojtari i sezonit i “Europa League” do të shpallet ditën tjetër.

Të nominuarit për “Lojtarin e Vitit”, meshkuj, janë publikuar nga UEFA, bashkë me një CV të përmbledhur:
Kevin De Bruyne (Manchester City)
Asituesi kryesor në Europë, duke regjistruar një rekord në këtë drejtim (20 asiste). Mesfushori belg ka shënuar edhe 13 gola në Premier League.

Robert Leëandoëski (Bayern Munich)
Ka shënuar 55 gola në 47 ndeshje, ndërsa Bayerni fitoi “tripletën”. Ia vlen të evidentohen 15 golat e realizuar nga bomberi polak në Champions, sezonin e kaluar, ndaj meritoi “Këpucën e Artë” të këtij kompeticioni, ashtu si në Bundesligë.

Manuel Neuer (Bayern Munich)
Ka humbur vetëm një ndeshje gjatë fushatës së “tripletës” me Bayernin, duke e mbajtur gjashtë herë të paprekur portën e vet në Ligën e Kampionëve.

Pjesa tjetër e dhjetë të parëve
4. Lionel Messi (Barcelona) – 53 vota
=. Neymar (PSG) – 53 vota
6. Thomas Müller (Bayern) – 41 vota
7. Kylian Mbappé (PSG) – 39 vota
8. Thiago Alcántara (Bayern) – 27 vota
9. Joshua Kimmich (Bayern) – 26 vota
10. Cristiano Ronaldo (Juventus) – 25 vota

Si jepet çmimi i “Lojtari të Vitit” për burra?
Lojtarët në Europë, pavarësisht nga kombësia, janë gjykuar në lidhje me performancat e tyre gjatë gjithë sezonit, në të gjitha garat, si brenda dhe jashtë vendit, në nivel klubi apo ekipi kombëtar.

Si u përzgjodhën lojtarët?
Të nominuarit për çmimin në fjalë, lista e ngushtë e tre lojtarëve finalistë, u zgjodh nga një juri e përbërë nga 80 trajnerë të klubeve, që morën pjesë në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve 2019-2020 (32 klube) dhe “Europa League” (48 klube), së bashku me 55 gazetarë të zgjedhur nga Grupi Europian i Medias Sportive (ESM), nga një prej secilës federatë (vendi) anëtare të UEFA-s. Anëtarët e jurisë zgjodhën tre lojtarët e tyre të parë, me të parin që mori pesë pikë, të dytin tri pikë dhe të tretin një pikë. Trajnerëve nuk u lejohej të votonin për lojtarët nga skuadra e tyre.

Lista e ngushtë e çmimeve të tjera
Lojtarja e Vitit për femra:
 Bronz, Harder, Renard
Trajneri i Vitit për meshkuj: Flick, Klopp, Nagelsmann
Trajneri i Vitit për femra: Cortés, Lerch, Vasseur
Portieri i sezonit: Navas, Neuer, Oblak
Mbrojtësi i sezonit: Alaba, Davies, Kimmich
Mesfushori i sezonit: De Bruyne, Thomas Müller, Thiago Alcântara
Sulmuesi i sezonit: Lewandowski, Mbappé, Neymar

Portieri i sezonit për femra: Bouhaddi, Endler, Paños
Mbrojtësja e sezonit për femra: Bronz, Goessling, Renard
Mesfushorja e sezonit për femra: Gunnarsdóttir, Marozsán, Popp
Sulmuesja e sezonit për femra: Cascarino, Harder, Miedema

Lojtari i sezonit në Ligën e Europës: Banega, Bruno Fernandes, Lukaku

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nainggolan gati të largohet nga Interi, por fillimisht “zikaltërit” duhet ta paguajnë

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Valentino Rossi telefonon 102-vjeçaren që shërohet nga COVID-19: Do ju ftoj në një nga garat e mia

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Në Iran censurohet ndeshja e Premier League mediat i mbulojnë këmbët… gjyqtares

Delo.autor

Leave a Comment