Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA ZGJEDH KAPITENIN E RI/ Futbollisti shkodran: Asgjë nuk ndryshon, do të jem më i përgjegjshëm

Erdenis Gurishta “gradohet” kapiten i Vllaznisë. Edhe pse në një moshë të re dhe kur dihet që në ekip ka lojtarë më me shumë eksperiencë, drejtuesit kanë vendosur që t’ia japin shiritin 25-vjeçarit. Do të ketë pikërisht ai pasuesi i Gilman Likës dhe rrjedhimisht udhëheqësi i shkodraneve në fushë. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, lojtari që gjatë gjithë sezonit ka provuar të luajë në disa pozicione në fushë, shprehet i lumtur për këtë vlerësim që i është bërë.
Ai garanton se do të japë gjithnjë maksimumin për të justifikuar besimin dhe paralajmëron se sezoni 2020- 2021 do të jetë shumë herë më ndryshe për kuqeblutë.

Gurishta, vetëm 25 vjeç dhe do të jeni kapiteni i Vllaznisë. Si ndiheni për këtë?
Fillimisht dua të falënderoj drejtuesit për vlerësimin. Pavarësisht moshës, ky është sezoni im i pestë me ngjyrat kuqeblu dhe mendoj se nga viti në vit kam dhënë më të mirën për ekipin. Gjithsesi, shiriti nuk do të ndryshojë absolutisht asgjë tek unë. Thjesht më shton përgjegjësinë për të dhënë më të mirën e mundshme. Tani më duhet të punoj më shumë edhe për të justifikuar besimin e dhënë.
Vllaznia-Kastrioti
Si ju duket kjo Vllazni, krahasuar me atë të një sezoni më parë?
Jemi një ekip i formatuar nga e para, ndonëse në skuadër ka ende lojtarë që e njohim njeri-tjetrin. Ajo që shoh deri tani është se afrimet janë të mira dhe të bëjnë të shpresosh. E megjithatë, është e kuptueshme që atyre do t’u duhet kohë që të kapin formën më të mirë fizike dhe për t’u ingranuar me grupin. Unë kam besim se shumë shpejt gjërat do të shkojnë në vendin e vet.

Kampionati pritet që të nisë pas pak ditësh, a është gati Vllaznia?
Kemi edhe disa ditë në dispozicion dhe duhet që t’i shfrytëzojmë mirë deri në startin e sezonit. Disa lojtarë kërkojnë edhe pak më shumë kohë për të ardhur në formën më të mirë të tyre, por kam besim se 12 shtatori do të na gjejë gati.

Related posts

KALENDAR “FERRI” PËR TIRANËN/ Pesë ndeshje “bombë” presin “bardheblutë” në vazhdimësi

Delo.autor

LARGIMI I CONTES/ Nga Bastoni tek Romelu Lukaku, po me yjet çfarë do të ndodhë tani?

Delo.autor

PAS RIKTHIMIT TË IBRAHIMOVIC/ Milan nxjerr në shitje dy yjet, por askush nuk i do

Delo.autor

Leave a Comment