Futboll Sport

DREJT DERBIT/ Flet Toldo: Milan dhe Inter kanë portierë të mirë

Interi dhe Milani përballen këtë të dielë në mbrëmje, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Për këtë takim ka dhënë mendimin e tij, edhe ish-portieri i zikaltërve, Francesco Toldo.

“Maignan është super në daljet e tij. Sommer fut sigurinë në mbrojtje”.

“Zgjedhja e Donnarumma për t’u transferuar te PSG? Nuk do ta kisha bërë. Unë, Peruzzi, Zenga, Pagliuca, Buffon. Për ne, pasioni kishte rëndësi. Askush nuk do të shkonte në Kinë apo Arabi. Sigurisht, unë dhe Gigi ishim të parët që fituam kaq shumë”.

“Çfarë marrëdhënie kemi ne? Unë e respektoj shumë, por ne ishim rivalë, jo miq. Dhe me Julio Cesar? Një djalë i artë. Unë e ndihmova, e këshillova dhe e udhëzova, edhe pse e dija se ai ishte aty për të zënë vendin tim. Jemi në marrëdhënie të mira, si me Batistutën, Figon, Orlandonin. Ne e duam njëri-tjetrin me Adanin dhe Vierin” – tha ai.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas një harkimi nga Trashi, ylli Uzuni shpërdoron sërish një shans të artë ndaj Hungarisë (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Laçi provon roveshatën ndaj Anglisë, përfundon me një përplasje kokë më kokë (VIDEO)

Delo.autor

ARGJENTINA E “RE” E SAMPAOLIT/ Messi nuk grumbullohet, surprizë rikthimi i…

Sadik.Autor

Leave a Comment