Futboll Premier League Sport

WEST BROM-CHELSEA/ Lampard dënon Kepan, shiriti i kapitenit kalon tek afrimi i verës (FORMACIONET ZYRTARE)

Chelsea do të luajë në transfertë kundër West Bromwich Albion prej orës 18:30. Trajneri Frank Lampard ka publikuar formacionin titullar dhe ka disa ndryshime të rëndësishme te titullarët. Ai ka hedhur nga minuta e parë në fushë portierin Caballero, duke ulur Kepan në stol.

Sinjal i qartë se spanjolli nuk do të ketë vend në skuadër pas afrimit të Mendyt. Thiago Silva luan nga minuta e parë dhe çuditërisht do të jetë kapiteni i skuadrës. Numri një i stolit ka hedhur në fushë dy sulmues, pasi Abraham dhe Werner do të luajnë së bashku.

Nuk mungon Havertz nga minuta e parë, ndërsa është ulur në stol Jorginho. Ziyech nuk është grumbulluar, pasi vazhdon të jetë i dëmtuar. Nuk figuron as Ben Chilwell si i grumbulluar në këtë ndeshje.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Kombëtarja e IZRAELIT zbarkon në aeroportin “Nënë Tereza”

Isa.Autor

SHËNON RONALDO/ Shikoni reagimin e 4 fëmijëve të tij nga shtëpia! (VIDEO)

Delo.autor

ARGJENTINA “ÇMONTON” URUGUAIN/ Brazili ngec tek e dhjeta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment